Një delegacion i BDI-së vizitoi Shtabin komunal të Kërçovës

Kërçovë, 1 shkurt 2015 – Një delegacion i BDI-së, i përbërë nga shefi i Shtabit qendror zgjedhor, Bekim Neziri, koordinatori i zonës së pestë, Izet Mexhiti, zëvendëskryeministri Musa Xhaferri, ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, deputetë, anëtarë të Shtabit qendror dhe funksionarë të tjerë partiak sot e vizituan Shtabin komunal të Kërçovës.

Duke iu drejtuar anëtarëve partiak dhe simpatizantëve të shumtë të cilët ishin të pranishëm, siç thuhet në kumtesën e BDI-së për media, koordinatori i zonës së pestë dhe nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti theksoi se mbështetja e fuqishme e BDI-së nënkupton mbështetjen për realizimin e projekteve kombëtare që BDI i realizon në krye me liderin e saj, Ali Ahmeti.

“Kanë kaluar mjaft vite dhe kemi kaluar shumë cikle zgjedhore, nëse të tjerët kanë dilema se si bëhen zgjedhje, ne kemi kaluar shume sfida, dhe përvoja na ka mësuar se shumë parti të vogla shqiptare që formohen gjithmonë para zgjedhjeve, zhduken menjëherë sapo të mbarojnë ato. Këto parti i formojnë shërbimet e ndryshme që kanë për qëllim ta dobësojnë faktorin politik shqiptar, mundohen që duke formuar parti “mahallash” të dobësojnë vizionin dhe strategjinë kombëtare të Ali Ahmetit , por harrojnë se çdo sulm ndaj BDI-së na mobilizon edhe më shumë dhe ashtu do të jetë edhe në këto zgjedhje, ne do të dalim më të fuqishëm dhe kur ne dalim me të fuqishëm, edhe populli shqiptar në Maqedoni bëhet më i fortë”, tha Mexhiti.

Zëvendës kryetari i Qeverisë së RM-së, Musa Xhaferri u shpreh se Kërçova është bastion i BDI-së dhe kështu do të jetë edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Unë e di se oponentët tanë kanë frikë se duhet të maten me BDI në këto zgjedhje, sepse këto zgjedhje mbahen në situatë krize, të mjegullt, me shumë ofendime, me një dozë të helmimit të tepërt të atmosferës, për qëllime të ndryshme. Janë të njëjtit njerëz që 20 vite i bëjnë këto gjëra, të “pakënaqurit” që kanë gjithmonë qëllim të bëjnë keq, dhe të njëjtit edhe njëherë do zhgënjehen keq. Oponentët thonë se nuk mund të marrin vota këtu, në Kërçovë. Është normal se nuk munden, sepse Kërçova është bastion i BDI-së, ndërsa ne nuk u kemi faj atyre. Ata për të fituar duhet të punojnë më shumë, të mos fyejnë dhe ofendojnë sepse ne kur nuk kemi ofenduar askend, dhe qytetarët nuk i votojnë ata që fyejnë dhe manipulojnë”, tha Xhaferri.

Shefi i Shtabi Zgjedhor, Bekim Neziri para të pranishmëve foli për organizimin e shtabeve komunale dhe atyre vendore që janë hapur me vendim të shtabit qendror për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ai tha se struktura e BDI-së në të gjitha shtabet punon që në zgjedhjet e ardhshme BDI të shënojnë edhe një fitore të madhe. Para kërçovarëve, Neziri foli edhe për të arriturat e BDI-së.

“Përderisa vitin 1981 kur unë dhe disa shokë të mi ishim të rinj, Ali Ahmeti me familjet Veliu e Limani dhe me shumë familje tjera patriote nga Kërçova janë marrë me çështjen kombëtare, janë marrë me të drejtat tona. Tani duke iu falënderuar punës së palodhshme të njeriut që udhëhoqi luftën e vitit 2001, ne shqiptarët jetojmë shumë më mirë, dhe forcën e shqiptareve nuk mund askush ta ndal më. Në këtë rast do të përmendi vetëm disa të arritura. Sot, nga Likova deri në Strugë, valon flamuri shqiptar, përfaqësimi ishte 2.7 për qind para vitit 2001, ndërsa tani kemi arritur afër 20 për qind, si dhe shumë të arritura tjera që janë bërë falë luftës së vitit 2001. Ne nuk ndalemi këtu, vazhdojmë mëtutje. Nuk na ndalojnë partitë e vogla që i themelojnë kuzhina të ndryshme antishqiptare, që të na përçajnë votat, por nuk e dinë as ata, as porositësit e tyre, se neve na bëjnë më të fortë, dhe do t’iu tregojmë se me 24 prill se kush është BDI dhe kush është Ali Ahmeti”, tha Neziri.

Ndërsa deputetja Vjollca Memeti Nuredini tha se BDI më 24 prill do të shënojë edhe një fitore të madhe sepse pas vete e ka popullin shqiptar./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: