Hapet shtabi komunal i BDI-së në Komunën e Pllasnicës

Pllasnicë, 1 shkurt 2016 – Shefi i Shtabit Qendror të Bashkimit Demokratik për Integrim, Bekim Neziri i shoqëruar nga ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, zëvendësministri i Financave, Ardian Xheladini, deputetët e zonës, anëtarë të shtabit qendror dhe funksionarë tjerë, sot pasdite morën pjesë në hapjen e Shtabit komunal në Komunën e Pllasnicës.

Shefi i Shtabit Qendror, Bekim Neziri, siç thuhet në kumtesë, para anëtarëve të shtabit komunal dhe simpatizantëve partiak tha se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është e përgatitur për zgjedhjet e parakohshme  parlamentare.

“Qëndrimi i BDI-së është që zgjedhjet të mbahen me 24 prill dhe me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vendi të dal nga kriza politike në të cilën gjendet tani dhe dalja nga kriza është në të mirë të vendit dhe qytetarëve”, tha Neziri, duke shtuar se BDI veq më ka hapur shtabet komunale dhe ata vendore për të shënuar edhe një fitore të madhe. Ai gjithashtu u shpreh se BDI punon në organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Shefi i shtabit qendror Neziri, siç shtohet më tej në kumtesë, edhe njëherë përsëriti qëndrimin se BDI mbetet e përkushtuar në zhvillimin e komunës së Pllasnicës e cila ka një rëndësi të veçantë.

Para anëtarëve të Shtabit komunal dhe simpatizantëve të  BDI-së, folën kryetari I Komunës së Plasnicës, Ismail Jaovski, i cili theksoi se pa mbështetjen e BDI-së kjo komunë nuk do të kishte arritur të zhvillohet mjaftueshëm.

Gjithashtu, para të pranishmëve foli edhe deputetja Vjollca Memeti-Nuredini dhe deputeti Ramiz Merko./Radio Vala 

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: