Ministri Neziri do të mirëpret nesër ministren bullgare, Nikolina Angelkova

Shkup, 1 shkurt 2016 – Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri nesër do të jetë nikoqir i një delegacion qeveritar nga Republika e Bullgarisë, i udhëhequr nga Ministrja e Turizmit, Nikolina Angelkova.

Gjatë këtij takimi do të diskutohet mbi thellimin e bashkëpunimit në fushën e turizmit mes dy vendeve.

Siç njofton Zhurnal.mk, në delegacionin bullgar, të kryesuar nga ministrja Angellkova, marrin pjesë edhe përfaqësues të industrisë së turizmit dhe kryetarët e komunave Sandanski, Smoljan, Blagoevgrad, Bansko, Çepelare ndërsa në delegacionin nga Maqedonia, të cilin e kryeson ministri Neziri marrin pjesë kryetari i Shkupit, Çairit, Tetovës, Ohrit, Krushevës, Mavrovës e Rostushës, drejtoresha e Agjencisë për promovim dhe mbështetje të turizmit, si dhe përfaqësues të organizatave turistike dhe të shoqatave të biznesit./Radio Vala

 1,284 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: