Debat për investimet vendore kundrejt të huajave

Shkup, 1 shkurt 2016 – Më shumë kompani vendore janë të pajtimit që shteti siguron subvencione për tërheqjen e investitorëve të huaj, por një pjesë e mirë prej tyre për këtë ndjehen të diskriminuar, u tha në debatin e sotëm që e organizon Instituti për politikë evropiane (EPI).

Siç porositën pjesëmarrësit, nevojitet transparencë më e madhe lidhur me ndihmën e drejtpërdrejtë dhe grantet të cilat i fitojnë investuesit e huaj në vend, ndërsa para së gjithash jepet çfarëdo mbështetje e këtij lloji, duhet të bëhen analiza detajuese dhe vëllimore dhe evoluime për përfitimet e pritura.

“Kujdes i pamjaftueshëm u kushtohet investitorëve të Maqedonisë. Ata nuk munden ose vështirë pranojnë ndihmë për zgjidhjen e problemeve kryesore, ndërsa për privilegje siç kanë kompanitë e huaja aspak nuk mund të bëhet fjalë”, theksoi Risto Karajkov, duke i dhënë rezultatet e hulumtimit të bërë mbi 268 menaxherë në kompanitë vendore.

Karajkov theksoi se midis investitorëve vendorë dhe të huaj ekziston vetëm barazim formal-juridik. Përfitimet e investimeve të huaja të drejtpërdrejta (IHD) kryesisht bazohen në pohime verbale, sesa që mbështeten në mënyrë empirike.

“Kjo është temë pas së cilës zakonisht qëndrojnë subjektet politike me pohime se ka përfitime për të huajt, ndërsa nuk ka për kompanitë tona dhe anasjelltas, ndërsa argumente dhe të dhëna reale dhe konkrete ka dhe jepen shumë pak”, potencoi Karajkov.

Sipas Vesna Garvanlieva, e cila u përqendrua në analizat e bëra në periudhën prej vitit 2007 deri në vitin 2014 në bazë të raporteve financiare të kompanive në zonat e lira, benefiti ekonomik është pozitiv për tre deri në shtatë kompani në zonat dhe është rreth 124 milionë euro. 

Para fillimit të diskutimit fjalën e mori ambasadori britanik në Maqedoni, Çarls Garet, duke e nënvizuar rëndësinë e debateve publike. Nuk ka demokraci të shëndoshë, përmendi, pa debat të shëndoshë publik të të gjitha niveleve.

“Informacionet, të dhënat dhe dëshmitë janë të rëndësishme gjatë krijimit të politikave. U ndihmojnë liderëve të sjellin vendime politike të drejta, investitorëve të sjellin vendime të vërteta për investim, ndërsa qytetarëve të shohin se si shpenzohen paratë”, theksoi Garet.

Debati me temë “Investimet vendore kundrejt atyre të jashtme në Republikën e Maqedonisë: politika për mbështetje dhe efektet e tyre” është debati i parë nga tri debatet e parapara në kuadër të projektit “Dialogje për vizion”, mbështetur nga Ambasada britanike në Shkup. Dy të tjerat, siç është paralajmëruar, duhet të mbahen në këtë si dhe gjatë muajit të ardhshëm./Radio Vala 

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: