Ministri shtetëror gjerman Mihael Rot për vizitë në Maqedoni

Shkup, 1 shkurt  2016  – Ministri gjerman, kompetent për Evropën, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Mihael Rot sot dhe nesër do të qëndrojë për një vizitë në Maqedoni. 

“Ai do të informohet për gjendjen e brendshme politike, si dhe për problematikën e krizës së refugjatëve. Parashikohen bisedime me përfaqësues të Qeverisë dhe opozitës, shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare, që janë aktive në fushën e të drejtave të njeriut, përkrahjen e refugjatëve, popullatën rome dhe komunitetin-LGTB në Maqedoni”, njoftoi Ambasada Gjermane në Shkup. 

Është parashikuar ministri shtetëror Rot të marrë pjesë edhe në debatin publik me studentë nga Universiteti “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup./Radio Vala

 843 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: