Dua hatme në Xhaminë e fshatit Zdunjë

Zdunjë, me 31 janar 2016

U realizua me sukses hatmeja e fëmijëve që ndjekin mësimbesimin islam në mektebin e Xhamisë të fshatit Zdunjë e udhëhequr nga mualimi i kësaj xhamie Mr.Eljesa ef. Asani. 

Në këtë solemnitet përveç xhemaatit dhe shumë mysafirëve të tjerë, morri pjesë një delegacion nga Muftinia e BFI Gostivar në krye me Muftiun Hfz. Shaqir ef. Fetahu, Prof. Sherif ef. Dearin, H. Telat ef. Sadikun, hfz. Besir ef. Imerin, h. Sabahudin ef. Zendeli, Hfz. Jusuf ef. Xheladini dhe Mallzim ef. Zendeli. 

Fjalë rasti mbajti Muftiu hfz. Shaqir ef. Fetahu ku tregoi vlerën që Islami ia jep mësimit të Kur’anit Famëlartë dhe rregullave islame në përgjithësi. Duanë e hatmes e bëri hfz. Arif ef. Emini. Ky program u udhëhoq nga H. Sabahudin ef. Zendeli – referent në Muftininë e BFI Gostivar nga sektori fetaro-arsimor. Diplomat dhe mirënjohjet i shpërndau Prof. Sherif ef. Deari – referent në Muftininë e BFI -Gostivar. /Radio Vala

 1,037 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah” 

    Gostivar, me 18 Prill – 2017   Në organizim të Muftinisë së  Bashkësisë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: