Mot me diell me vranësira të vogla, temperatura deri në 19 gradë Celsius

Shkup, 31 janar 2016 – Në Maqedoni mbizotëron mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Fryn erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor, veçanërisht në pjesët malore dhe në vendet më të larta.

Në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë ku janë matur – 3 gradë Clesius. Minus dy gradë Celsius janë matur në Strumicë, -1 në Kriva Pallankë, 0 në Manastir dhe Dibër, 1 në Ohër, Kumanovë, Pretor, Tetovë dhe Shkup, 2 në Shtip, Prilep, Mavrovë, 3 në Gjevgjeli, 4 në Krushevë, 5 në Vinicë dhe Dojran dhe 6 gradë Celsius në Demir Kapi.

Borë ka në Mavrovë dhe atë 10 centimetra dhe një centimetër në Berovë.

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të dobëta të ndryshueshme. Do të fryjë erë e dobët në pjesët perëndimore, veçanërisht në pjesët malore erë mesatare në momente erë e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Kah fundi i ditës vranësira do të rritet. Temperatura  maksimale do të jetë në interval prej 11 deri në 19 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura do të arrijë deri në 14 gradë Celsius.

Deri të mërkurën do të mbajë mot relativisht i ngrohtë dhe stabil, që do të kushtëzojë shkrirje të mëtutjeshme të shtresës së dëborës në pjesët malore. Të martën dhe të mërkurën nëpër fushëgropat e ndara do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në orët e mëngjesit./Radio Vala 

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: