Ndërtohen fabrika në pesë zona zhvillimore industriale teknologjike

Shkup, 30 janar 2016 – Kompania italiane Kondevo në Shtip, Genterm dhe Akomplast në Prilep, Lear në Gostivar, ODV elektroniks në Ohër dhe Strugë, ndërtojnë fabrika për momentin, ndërsa së shpejti edhe Van Hull do të fillojë me ndërtimin e fabrikës së saj të dytë. Me këto investime do të hapen mbi pesë mijë vende të reja pune në Maqedoni.

Plotësisht, kompania automobilistike amerikane KSS e cila e përfundoi ndërtimin e fabrikës në Kërçovë, nga muaji i ardhshëm duhet të fillojë me prodhimtari, ndërsa në të do të punësohen 1.000 persona. Qindra vende pune do të hapen edhe indirekt përmes bashkëpunimit të këtyre kompanive me furnizues vendorë.

Kompania italiane Kondevo, lider në prodhimtarinë e këmbimit të ngrohseve për bojlerë dhe furnizues të prodhuesve të njohur botërorë të bojlerëve, duhet të përfundojë me ndërtimin e fabrikës në ZZHIT Shtip deri në prill kur zyrtarisht do të fillojë edhe me prodhimtari. Bëhet fjalë për investimin grinfild në vlerë prej mbi 40 milionë eurosh, me të cilën do të hapen minimum 250 punësime të reja. Kompania do ta zbatojë teknologjinë më të re në këtë rajon dhe do të financojë në trajnimin e të punësuarve të saj me qëllim që të trajnohen për prodhimtari në patent prodhimin e tyre të ri në tregun botëror.

Në Zonën zhvillimore industriale teknologjike, sërish, në Prilep ndërtohen dy fabrika të reja. Akomplast do të mundësojë 150 punësime të reja për Prilepin dhe në rrethinë. Në objektin i cili duhet të përfundojë në verë do të prodhohen pjesë për automobila sipas teknologjisë më bashkëkohore të cilat do të destinohen për tregun evropian dhe brendet e mëdha automobilistike siç janë BMW, Dajmler Audi, Folkswagen, Mercedes, Bentli dhe Jaguar.

Gentermi amerikan i intensifikon aktivitetet në zonën në Prilep. Hapja e fabrikës Genterm do të hapë 2.000 punësime direkte, si dhe një numër të madh të punësimeve indirekte përmes mundësisë për bashkëpunim të kompanive lokale. 350 të punësuarit e parë veçmë janë punësuar dhe janë në trajnim në fabrikën  e Genterm në Ukrainë. Ky investor i pari në ZZHIT Prilep, do të prodhojë  komponenta më bashkëkohore për nevojat e kompanive globale të industrisë automobilistike, si Ferari, Bentli, Reno, Porshe. Genterm është kompani globale për prodhimtarinë e pjesëve për industrinë automobilistike dhe është e pranishme në tre kontinente me tetë fabrika.

ODV elektrik të cilët prodhojnë instalime elektrike për automobila, si Porshe, VW, Mercedes, BMW dhe të tjerë do të përfundojnë me ndërtimin e fabrikës në Ohër dhe Strugë deri nga mesi i vitit. Në Evropë ODV Elektrik ka tre kapacitete prodhuese dhe atë në Gjermani, Hungari dhe Ukrainë. 

Para tre ditëve edhe Van Hulli belg nënshkruajti marrëveshje për zgjerimin e kapaciteteve prodhuese. Investimi është me vlerë prej mbi 15 milionë euro dhe do të punësohen më shumë se njëqind njerëz. Për katër vite kompania belge planifikon të investojë 15 milionë euro me të cilat numri i linjave prodhuese do të dyfishohet  nga katër në tetë,  përkatësisht prej 500 në 900 autobusë në vit. Fabrika në periudhën në vijim do të zgjerohet nga 32 mijë në 78 mijë metra katror me çka do të jetë kapaciteti më i madh industrial në vend.  Numri i të punësuarve nga 800 do të rritet në 1.250.

Në Tetovë sërish me ndërtimin  e fabrikës së Learit amerikan për prodhimtarinë e mbështjellësve automobilistikë për sedilje do të hapen 2.000 vende të reja pune. Korporata Lear (Lear Corporation) është një nga furnizuesit udhëheqës global  të sediljeve automobilistike dhe ssitemeve për distribuim elektrik. 

Këtë vit në Maqedoni do të ndërtojnë fabrika dhe GES-i gjerman për prodhimin e panelave solare, Hajteku i Maqedonisë dhe Te-Te Plast etj./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: