Kujdes gjatë blerjes nga dyqanet virtuale

Shkup, 29 janar 2016 – Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë apelon deri te qytetarët për kujdes të madh gjatë blerjes përmes internetit. Apeli i këtillë vjen pasi që në Organizatë në periudhën e kaluar janë paraqitur një numër i madh i konsumatorëve me probleme nga më të ndryshmet gjatë blerjes së prodhimeve përmes rrjeteve sociale ose dyqaneve virtuale.

Konsumatorëve u rekomandojnë që gjatë blerjes onlajn të kenë kujdes se nëse eub faqja i përmbush kushtet ligjore që të shesë prodhime ose shërbime përmes internetit, gjegjësisht se nëse është qartë e theksuar se cila firmë e shet prodhimin ose shërbimin, ku është selia e firmës, ku mund të kthehet prodhimi, nëse ka numër kontakti dhe se nëse është publikuar formular për kthim të prodhimit siç është paraparë me Ligjin për mbrojtje të konsumatorëve.

Konsumatorët, posaçërisht duhet të kenë kujdes që gjatë blerjes së prodhimit t’u jepet llogari fiskale ose dokument tjetër valid në pajtueshmëri me ligjin, të cilin e jep tregtari i cili e shet dhe dërgon prodhimin, e jo furnizuesi.

“Konsumatorët të cilët do të blejnë prodhim madje pa i verifikuar këto informata dhe pa iu dhënë dokument valid për shitblerje, vendosen në rrezik që të mos munden t’i realizojnë të drejtat e tyre konsumatore. Në periudhën e kaluar shumë shpesh ka ndodhur që disa dyqane  virtuale edhe pse të prezantuara në gjuhën maqedonase dhe cirile, të jenë të regjistruara jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë, madje për këtë arsye inspektorati shtetëror i tregut si organ kompetent në rastet për blerje në internet të prodhimeve dhe shërbimeve të mos ketë kompetencë, ndërsa konsuamtorët të mos munden t’i realizojnë të drejtat e tyre”, theksojnë nga Organizata e Konsumatorëve të Maqedonisë.

Shtojnë se në periudhën e kaluar në rrjetet sociale janë paraqitur një numër i madh i reklamave të dyqaneve virtuale të cilët u ofrojnë shërbime ose prodhime konsumatorëve, më së shpeshti me çmime që janë jashtëzakonisht më të ulëta nga çmimet e prodhimeve të tilla të cilët ndodhen në marketet me pakicë, ndërsa prodhimi ose shërbimi duken më të qasshëm përmes internetit dhe me siguri nga këto arsye konsumatorët vendosin t’i blejnë këto prodhime përmes internetit.

Konsumatorët janë ankuar se prodhimet nuk duken ashtu siç shfaqet në fotografi, ose madje ankohen se u ka mbërritur prodhimi në ngjyrë, madhësi ose dukje tjetër, kanë marrë një prodhim tejet ndryshe, kanë marrë prodhim të dëmtuar etj. Pastaj se gjatë blerjes së prodhimeve ata kanë marrë vetëm fletëdërgesë nga servisi për dërgesë të shpejtë, por jo edhe llogari fiskale ose ndonjë lloj tjetër i vërtetimti në pajtueshmëri të ligjit. Në mënyrë plotësuese e drejta e konsumatorëve që të ndërrojë mendje në afat prej 14 ditësh nuk mund të realizohet për shkak se konsumatorët nuk kanë kurrfarë informate për dërguesin/tregtarin, përveç e-postës së vendosur në ueb faqe/profil të rrjetit social, në të cilën më së shpeshti askush nuk përgjigjet.

Organizata e konsumatorëve të Maqedonisë thekson se në mënyrë konstante po përpiqet t’i informojë dhe edukojë konsumatorët se si në mënyrë të sigurt t’i shfrytëzojnë shërbimet në dyqanet virtuale dhe se si të evitohen internet dyqanet e rrejshme. /Radio Vala

 3,996 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: