BE dhe SHBA: Të punohen obligimet për mbajtje të zgjedhjeve kredibile

Shkup, 29 janar 2016 – Ambasadorët e Bashkimit Evropian dhe SHBA-së në Maqedoni Aivo Orav dhe Xhes Bejli pasdite në Qeveri kishin takim me kryeministrin e obliguar për zbatim të zgjedhjeve Emil Dimitriev në të cilin është biseduar për zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos dhe për përgatitjet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Kishim takim konstruktiv me kryeministrin Dimitriev në të cilin e përsëritëm mbështetjen tonë për zgjedhje kredibile, si dhe gatishmërinë tonë që të ofrojmë ndihmë të domosdoshme teknike dhe ndihmë tjetër që do të ndihmojë të krijohen kushte që do t’i bëjnë zgjedhjet e tilla të mundshme”, deklaroi Orav pas takimit.

Me marrëveshjen e Përzhinos, theksoi, është vendosi 24 prilli si datë për zgjedhje. Marrëveshja, gjithashtu, theksoi Orav, i obligon nënshkruesit për reforma strukturore, duke përfshirë edhe masa për sigurim të lirisë më të madhe të mediave, pastrim të Listës zgjedhore dhe implementim të të gjitha rekomandimeve të OSBE-së, ODIHR-së, që të mundësohen zgjedhje të lira dhe korrekte.

“Mbetet të përfundohet ende punë që të përmbushen ato kushte. Para shpërbërndarjes së parlamentit, ndërsa jo më vonë se më 20 shkurt, BE-ja dhe SHBA-ja në konsultim me ekspertët ndërkombëtar dhe lokal, bashkarisht do të shqyrtojnë se nëse janë plotësuar kushtet për mbajtje të zgjedhjeve kredibile më 24 prill. Në takimin me Dimitrievin i këmbyem kriteret që do t’i përdorim gjatë vlerësimit. Këto kritere i këmbyem edhe me liderët e partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos me të cilët ngushtë bashkëpunojmë disa muaj. Kriteret gjithashtu do t’i bëjmë qasëse edhe për opinionin”, tha Orav.

Ambasadori amerikan bejli theksoi se do t’i ofrojnë pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre si miq të Maqedonisë, vend të cilin duan ta shohin si demokraci prosperuese në kuadër të bashkësisë euroatlantike.

“Sido që të jetë, në fund nga Parlamenti, Qeveria dhe liderët tuaj politik që të sjellin vendimet. Ata janë përgjegjës për ngecjen e sërishme të vendit në rrugën euroatlantike. Gjithashtu, sërish i inkurajojmë liderët partiakë që të përmbahen nga sulme të përfaqësuesve zyrtarë detyrë e të cilëve është që të krijojnë kushte për zgjedhje kredibile për shkak se ata bëjnë punë të vështirë. Retorika e këtillë nuk ndihmon dhe e minon besimin se zgjedhjet mund të mbahen nën kushte të cilat do të mundësonin që ato të pranohen nga të gjithë si zgjedhje korrekte dhe të lira”, tha Bejli.

Pas deklaratave të dy ambasadorëve, gazetarëve iu shpërnda dokument në të cilin janë përfshirë kriteret që do t’i përdorin BE-ja dhe SHBA-ja gjatë vlerësimit që e paralajmëruan. Në kriteret është theksuar se KSHZ-ja duhet të jetë tërësisht e siguruar me personel dhe financa. Sa i përket Listës zgjedhore duhet të përfundohen verifikimet e para të kryqëzuara të të gjithë të dhënave relevante që të fitohet një fotografi për atë se sa voluminoz do të jetë procesi i pastrimit, duke përfshirë edhe verifikimet terrenike. Ajo duhet të ketë program të besueshëm dhe kohë dhe resurse të mjaftueshme që të mund t’i hulumtojë dhe të vendosë për parregullsitë që do të zbulohen gjatë verifikimit të kryqëzuar”, thuhet në dokumentin që është dërguar edhe deri te liderët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së.

Thuhet se duhet të ekzistojë kornizë e qartë ligjore gjatë largimit në kohë të emrave të cilët nuk përkasin në Listën zgjedhore, si dhe të vendosen mekanizma adekuat për shënim të emrave të cilët nuk do të mund të largohen, por për të cilët do të nevojitet verifikim plotësues. Duhet të ekzistojë mekanizëm voluminoz dhe korrekt për shqyrtim të ankesave që do të dalin nga procesi i pastrimit të Listës zgjedhore, ndërsa OSBE-ja të ftohet ta vëzhgojë procedurën”, parashikojnë kriteret.

Siç u dakordua më 2 qershor, qëndron në dokument, katër partitë duhet të arrijnë marrëveshje për reformat mediale. Televizionet duhet të demonstrojnë harmonizim me kërkesat ligjore nga neni 61 nga Ligji për shërbime mediale audio dhe audiovizuale dhe të sigurojnë “shfaqje objketive të ngjarjeve, me trajtim të njejtë të pikëpamjeve dhe mendimeve të ndryshme”, si dhe me ligjet e tjera që kërkojnë qasje korrekte ndaj mediave.

Në kriteret që do të prëdoren për vlerësim të zbatimit të obligimeve nga Përzhino, BE-ja dhe SHBA-ja theksojnë edhe se “duhet të ndërmerren masa që do të sigurojnë ndarje të mjaftueshme të shtetit nga aktivitetet e partive politike me ç’rast do të sanksionohen keqpërdorimet.

“Funksionarët e lartë publik duhet të japin deklarata të qarta dhe instruksione me shkrim se nuk do të tolerohet kurrfarë presioni mbi të punësuarit në administratën publike dhe se asnjë i punësuar ose qytetar nuk do të frikësohet për punësimin e tij ose marrjen e shërbimeve sociale si rezultat i mbështetjes ose mosmbështetjes së cilësdo parti politike ose kandidat. Pohimet e besueshme për presion ose frikësime duhet të hulumtohet në mënyrë të shpejtë dhe të hollësishme atje ku është adekuate të ndjekur nga autoritetet relevante”, thuhet në dokument dhe theksohet se BE-ja dhe SHBA-ja janë të përkushtuar drejt asaj që të punojnë me autoritetet dhe me katër partitë politike për përmbushje të kushteve të përmendura. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: