Nuk ka rrezik nga infeksioni virusal Zika në Maqedoni

Shkup, 29 janar 2016 – Për momentin rreziku për paraqitje të rasteve me infeksionin virusal Zika në Maqedoni është në mëynrë ekstreme i ulët për arsye se bëhet fjalë për sëmundje vektor transmetuese e cila bartet nga një tip i caktuar i mushkonjave konpetente, deklaroi drejtori i Klinikës për sëmundje infekive Zvonko Milenkoviq, duke shtuar se ekziston mundësi që personat që kanë udhëtuar në vendet ku është i pranishëm virusi Zika ta sjellin me vete.

“Mundësia për paraqitje të rasteve të brendshme të gjeneruara në këtë moment në mënyrë ekstreme është i ulët, por kjo nuk do të thotë se gjatë muajve të ardhshëm se kjo nuk do të ndryshojë, posaçërisht në prill ose muajt e verës, kur ka më shumë mushkonja kompetente, madje kështu edhe rreziku jashtëzakonisht do të rritet”, theksoi Milenkoviq.

Milenkoviq, i cili gjithashtu është edhe kryetar i Komisionit për sëmundje ngjitëse, theksoi se sot është mbajtur takim i rregullt në të cilin është shqyrtuar gjendja aktuale me virusin Zika në nivel global, mundësitë dhe rreziqet për përhapje të sëmundjes në mjedise të tjera dhe Maqedoni, si dhe përpunim të drejtimeve për veprim në këtë periudhë.

Jovanka Kostovska nga Ministria e Shëndetësisë tha se virusi Zika bartet përmes mushkonjave, të cilët janë bartës të shumë sëmundjeve tjera ngjitëse dhe në pajtueshmëri të kësaj njëri nga konkluzionet e Komisionit për sëmundje ngjitëse është fillimi në kohë me aktivitetet për deziksektim, gjegjësisht shkatërrim të mushkonjave dhe fillim dhe dezinsektim larvicide, i cili është planifikuar për në muajin mars.

“Në takim është konkluduar që Instituti për shëndet publik menjëherë të fillojë me aktivitete për sigurim të reagjensëve dhe testeve për dëshmi të virusit Zika”, tha Kostovska, duke shtuar se ekzistojnë shanse shumë minimale që virusi të paraqitet në Maqedoni.

Kostovska rekomandon që të gjithë personat të cilët udhëtojnë në vendet ku momentalisht qarkullon virusi Zika të mbrohen gjatë qëndrimit nga pickimi nga moshkonja dhe me repelenta, ndërsa veçanërisht të kenë kujdes gratë shtatzëna dhe në qoftë se nuk është e domosdoshme të mos udhëtojnë, duke shtuar se Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) nuk rekomandon restriksion të udhëtimit në këto vende.

“Të gjithë ata që kthehen nga vendet në të cilët ka infeksione virusale Zika, në qoftë se në afat prej tre javësh ndjejnë simptome specifike për virusin si temperaturë, konjuktivitis dhe dhimbje nëpër trup dhe muskuj të paraqiten tek mjekë amë dhe të theksojnë se kanë udhëtuar në ndonjërin nga këto vende”, theksoi ajo.

Specialisti i epidemiologjisë Zharko Karaxhoski, gjithashtu, theksoi se për momentin nuk ekzistojnë shanse të mëdha për infeksion me virusin Zika dhe se në periudhën që pason Maqedonia do t’i ndërmarrë të gjitha masat në pjesën e parandalimit, edukimit dhe informimit të popullatës.

“Në ueb faqen e Institutit për shëndet publik do të publikohen rekomandimet për udhëtim eventual, ndërsa se nëse do të zhvillohet fotografi klinike do të varet se sa njerëzit tanë do t’u përmbahen masave parandaluese që duhet të zbatohen”, theksoi Karaxhoski./Radio Vala

 863 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: