Legalizohen rreth 142 mijë objekte të ndërtuara pa leje

Shkup, 29 janar 2016 –  Përfundimisht me ditën e djeshme në Agjencinë për kadastër të patundshmërive janë regjistruar afërsisht 142 mijë objekte të ndërtuara pa leje të legalizuara. Agjencia për Kadastër të Patundshmërive u bën thirrje të gjitha katogoritë e ndjeshme sociale që të parashtrojnë kërkesë deri te Kadastra për hartim falas të elaboratit gjeodet. Deri më tani këtë mundësi e kanë shfrytëzuar 4.735 qytetarë.

Këtë sot e theksoi drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive Sllavçe Tërpeski, në kuadër të Ditëve të hapura të Kadastrës për qyetarë në Komunën Sopishte.

Agjencia për Kadastër të Patundshmërive i përkujton qytetarët, të cilët kanë parashtruar kërkesë për legalizim të objektit të ndërtuar pa leje para marsit të vitit 2011, që këtë ta bëjnë më së voni deri në mars të këtij viti.

“Ka qytetarë, të cilët e kanë gjithë dokumentacionin ndërtimor-teknik për regjsitrim të objektit në Kadastër, të dhënë nga viti 1970 deri në vitin 2005, por nuk e kanë dorëzuar deri në Kadastër me qëllim të regjistrimit të objektit dhe marrjes së fletëpronësisë. Apelojmë deri te të gjithë qytetarët që menjëherë të vijnë në Kadastër me qëllim të verifikimit të dokumentacionit, sepse kemi dukuri që objekti të jetë ndërtuar jashtë lokalitetit dhe dokumentacionit të parashikuar dhe të mos mund të regjistrohet në Kadastër të patundshmërive”, tha Tërpeski.

Nëse vërtetohet se bëhet fjalë për një rast të këtillë, siç tha edhe këta qytetarë duhet të parashtrojnë kërkesë për legalizim të objektit deri më 31 mars të këtij viti. Rrethanë lehtësuese është ajo që nuk do të paguajnë kompensim për legalizim sepse tashmë kanë paguar komunali gjatë sigurimit të dokumentave për ndërtim.

Tërpeski përkujtoi se Agjencia për Kadastër të Patundshmërive më 29 dhjetor të vitit 2015 e ka lëshuar në përdorim sistemin shpërndarës, i cili, siç tha, mundëson blerje on-lajn të produkteve nga Kadastra e patundshmërive dhe është e kapshme në ueb faqenhttp://ossp.katastar.gov.mk/OSSP.

Përmes sistemit distributiv, personat fizikë dhe juridikë munden 24 orë gjatë gjithë vitit të porosisin fletëpronësi, certifikatë nga planet e kadastrës, karta topografike, pika gjeodete, si dhe të huazojnë servise në kohëzgjatje prej 30 ose 365 ditëve në vit.

Përveç fletëpronësisë, personat juridikë dhe fizikë, në mënyrë elektronike kanë kërkuar edhe certifikatë nga plani kadastrial, koordinata (h, u), koordinata të lartësisë mbidetare, fletë për parashënim të ndërtimit, Listë e indikacioneve për parcela kadastriale, si dhe plane origjinale pune të Kadastrës./Radio Vala


 930 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: