Në Cyrih do të promovohen dhjetëra biznese të suksesshme nga Kosova dhe Diaspora

Cyrih, me 20 Mars 2016

Në kryeqendrën ekonomike të shtetit zviceran në Cyrih, në organizim të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, të enjten me 24 Mars, do të mbahet “Misioni Tregtarë në Zvicër”, me pjesëmarrje të dhjetëra kompanive nga Republika e Kosovës dhe Diaspora. 

Do të prezantohen disa nga kompanitë më suksesshme e që janë shembull me të arriturat dhe rezultatet e arritura, me qëllim që të përçohet mesazhi dhe të inkurajohen bizneset për të punuar e përkushtuar në zhvillimin dhe përparimin e bizneseve të tyre. 

Ky gjithashtu do të jetë një takim ku biznesmenët e pranishëm nga Kosova dhe Diaspora të njihen midis veti dhe të shihen mundësitë për vendosjen e bashkëpunimit.

Në këtë takim biznesi, do të marrin pjesë edhe Ministri i Diasporës së Kosovës, z. Valon Murati, përfaqësues nga Ministria e Tregtisë, ambasadori i Kosovës në Bernë, z. Mustafë Xhemaili, Sekretari i Parë i Ambasadës së Shqipërisë në Bernë, z. Kastriot Noli, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, përfaqësues nga UNDP-ja.

Gjithashtu, do të vizitohen edhe disa kompani për të parë nga afër punën që dhe arritjet e tyre. /Radio Vala

 845 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) FC Prishtina Bern shënon fitore bindëse përpara publikut vendas

 4,832 total views,  14 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: