Seminar "Dhunë mbi gratë dhe mediat"

Shkup, 29 janar 2016 – Ndërrim të qasjes dhe mënyrës së trajtimit të rasteve të dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare, avancimi i bashkëpunimit të organizatave civile dhe mediave në drejtim të përmirësimit të teknikave për njoftim dhe mbulim medial të rasteve të dhunës mbi gratë dhe qasja e përbashkët në proces të përfaqësimit për ratifikimin e Konventës së Stambollit, kanë bërë thirrje pjesëmarrësit në seminarin e parë nga gjithsej nëntë seminaret në kuadër të projektit “Dhunë mbi gratë dhe mediat”.

Projekti ka për qëllim organizimin e seminareve për diskutim të të gjitha formave të dhunës që do të sjellë deri në rritje të informimit në shoqëri me format dhe rastet e dhunës, si dhe hartim i fjalorit për gazetarë me terminologji të bazuar gjinore.

Sipas elena DImushevskas nga rjeti nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare, qëllimi përfundimtar është avancimi i bashkëpunimit në media me shoqatat kombëtare në drejtim të krijimit të planit për përpunim të rrjetit për ratifikimin e Konventës së Stambollit.

Ky projekt është i financuar nga programi Civika mobilatis të Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDV) dhe e zbaton Rrjeti nacional kundër dhunës mbi gratë dhe dhunës familjare – Zëri kundër dhunës në bashkëounim me Shoqatën e gazetarëve për të drejta të njeriut./Radio Vala

 798 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: