Rritja e prodhimtarisë industriale në dhjetor 10,5 për qind

Shkup, 29 janar 2016 – Prodhimtaria industriale në dhjetor të këtij viti shënon rritje prej 10,5 për qind, ndërsa rritja për gjithë vitin, respektivisht periudhën nga janari deri në dhjetor të vitit 2015 në raport me vitin parapak arrin 4,9 për qind, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë.

Prodhimtaria industriale në sektorin Minierë dhe nxjerrje të gurëve në dhjetor të vitit 2015, në krahasim me dhjetorin e vitit 2014 shënon rritje prej 4,9 përqindve në sektorin Industria përpunuese shënon rritje prej 11,7 përqindëve, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe klimatizim rritje prej 12,1 për qind.

Sipas grupeve kryesore industriale, prodhimtaria në dhjetor të vitit 2015, në krahasim me dhjetorin e vitit 2014, shënon rritje tek Energjetika për 19,7 për qind, Produkte intermediare, përveç energjisë për 6,6 për qind, Produkte kapitale për 16,3 për qind, Produkte të përhershme për konsum të gjerë për 1,5 për qind dhe Produkte jo të përhershme për konsum të gjerë për 10,7 për qind./Radio Vala

 871 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: