"Golf"-i i freskuar arrin në mars dhe pastaj edhe modeli R420

Volfsburg, 28 janar 2016 – Edhe pse paraprakisht është spekuluar se modeli aktual i “Golf”-it do të marrë version të ri nga fundi i vitit, magazna “Auto Bild” tani pohon se ai model do të prezantohet në mars në Panaitin e automobilave në Gjenevë. 

Volkswagen pritet të sjellë një version të përditësuar të modelit Golf VII në muajin mars, i cili pas pak kohësh do të ndiqet nga modeli “bishë” R420.

Kjo nënkupton që VW do të sjellë këtë veturë në “Geneva Motor Show” të ridizajnuar dhe me drita të veçanta që janë në dispozicion vetëm për modelin elektrik.

Interieri pritet të ketë përditësime në materiale dhe ngjyra. Një ekran 9.2-inçësh dhe përkrahja e kontrollimit përmes zërit pritet të vijë shumë shpejtë.

Pak pasi që përditësimi i ri të lansohet, VW raportohet se do të shpalosë edhe modelin e prodhuar të konceptit R400.

 

Edhe pse nuk dihet se çfarë fuqie do të ketë, Golfi i ri besohet se do të ketë motor 2.0-litërsh me katër cilindra ose 2.5-litërsh me pesë cilindra. Modeli do të jetë i limituar dhe do të ketë sistem që tërheqë me të gjitha rrotat dhe pritet të ketë 400 deri 420 kuajfuqi. /Radio Vala

 781 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

“Puthja e Engjujve”, balada më e re e këngëtarit të mirënjohur Elbasan Munishi (Video)

Tetovë, me 16 Korrik 2016 Këngëtari i mirënjohur tetovar Elbasan Munishi pas një sërë projektesh …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: