Do të hartohet legjislacion i ri për mbrojtjen e të dhënave personale

Shkup, 28 janar 2016 – Drejtoria për Mbrojtje të të Dhënave Personale në vitin 2015 ka kryer 395 mbikëqyrje, të cilat kanë rezultuar me dy kallëzime për kundërvajtje tek përsëritësit e përhershëm të shkeljeve të të dhënave personale.

Këtë e deklaroi sot drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale Goran Trajkovski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në shënimin e Ditës evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale – 28 janar.

Parashtresat, theksoi Trajkovski, më shumë kanë të bëjnë me lëndimet në pjesën e rrjeteve sociale, krijimin e profileve të rremë, keqpërdorimin dhe prishjen privatësisë dhe dinjitetin e individit. Prioriteti kryesor i të punësuarve në Drejtori është realizimi dhe dhënia e ndihmës juridike gjatë mbrojtjes së të dhënave përmes edukimit të qytetarëve dhe subjekteve juridike, ndërsa në planin përfundimtar është sanksionimi dhe shqiptimi i masave kundërvajtës, të cilat qëndrojnë në dispozicion të ligjit”, potencoi Trajkovski.

Nga nëntori i vitit të kaluar Drejtoria zbaton projekt dyvjeçar “Mbështetje për qasje deri te e e drejta e mbrojtjes së të dhënave personale”, i financuar me 900 mijë euro nga BE-ja në kuadër të programit IPARD 2012. Me projektin, mes tjerash, do të hartohet legjislacion i ri nacional i harmonizuar me legjislativen e re që e përgatit BE-ja në mbrojtje të të dhënave personale.

 “Një pjesë e mirë e legjislatives në BE i ka kaluar fazat e harmonizimit normativ, kanë kaluar në Parlamentin Evropian, mbeten edhe disa hapa në Komisionin Evropian. Paralajmërimet janë se kjo do të ndodh në mars-prill të vitit 2016 dhe pikërisht për këtë në kuadër të këtij projekti paralelisht do të qasemi në hartimin e legjislatives së re nacionale për mbrojtjen e të dhënave personale, e cila do të jetë në tërësi si në pajtim në kuadër të BE-së”, tha Trajkovski.

Krahas pajtimit me dispozitat nacionale me legjislativen e reformuar në projektin BE parashikon edhe përforcim të bashkëpunimit me kontrollorët dhe hartuesit e të dhënave personale, përforcimi i mekanizmave për mbrojtjen e të dhënave personale në sfera të ndryshme, zhvillim dhe strategji për mbrojtjen e të dhënave personale dhe zbatimin e ISO IT standardeve dhe standardeve për privatësi. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: