BPRM: BPV-ja këtë vit me rritje prej 3,5 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm 4 për qind

Shkup, 28 janar 2016 – Realizimet në tremujorin e tretë të vitit 2015, si dhe shumica e të dhënave të disponueshme me frekuencë të lartë për tremujorin e fundit të vitit çojnë në qëndrueshmëri të ekonomisë në zonën e një rritje solide, në pajtim me projeksionin e muajit tetor për rritje të BPV-së prej 3,2 për qind në vitin 2015, konkludoi Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në seancën e saj të parë në vitin vijues.

Në seancë u theksua se rritja projektuese e BPV-së për vitin 2016 dhe 2017 ka arritur 3,5 dhe 4 për qind me ç’rast pritet se bartës kryesor të rritjes do të paraqesin sektori eksportues dhe investimet, të cilat do të japin efekte pozitive transmetuese ndaj tregut të punës dhe në mënyrë shtesë do ta nxisin konsumin e amvisërisë.

Këshilli i Bankës Popullore në seancën e sotme e shqyrtoi raportin më të ri tremujor, me ç’rast u konfirmua se shkalla e interesit në ankandet e bonove të thesarit është mbajtur në 3,25 për qind, në kushte ekonomike dhe financiare që tregojnë përkushtim të duhur vijues monetar.

Këshilli në seancën e sotme i shqyrtoi dhe i miratoi Vendimin për kriteret dhe standardet për punën e sistemeve pagesore dhe Vendimin për mënyrën dhe metodologjinë e mbikëqyrjes së sistemeve pagesore me të cilat mundësohet zbatim i “Parimeve për infrastrukturën e tregjeve financiare”, duke e përfshirë edhe “Kornizën për zbardhjen dhe metodologjinë për vlerësim”, të cilët janë miratuar nga Komiteti për sisteme për pagesë dhe shlyerje pranë bankës për shlyerje ndërkombëtare dhe Bordi i organizatës ndërkombëtare të komisioneve për letrat me vlerë. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: