SOS linjë falas për gratë viktima të dhunës në familje

Shkup, 28 janar, 2016 – Viktimat në bazë të gjinisë dhe të dhunës në familje mund të kërkojnë ndihmë në linjën SOS falas, e cila siguron ndihmë kur dhuna është akute, mbështetje për përballim, tejkalimin dhe dalje nga gjendja si viktimë, si dhe shoqërues dhe lidhje me institucionet përgjegjëse për zgjidhjen e problemit me dhunën në familje.

Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore (KKBGJ) njofton se për këtë qëllim në funksion 24 orë / 365 ditë në vit është SOS linja kombëtare e numrave celular 070 141 700; 075 141 700 dhe 077 141 700.

Në kumtesë KKBGJ-ja thekson se organizata më shumë se 20 vjet punon në problemin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, duke ofruar ndihmë dhe mbështetje për gratë që ballafaqohen me këtë problem.

Organizata disponon me përvojë shumëvjeçare në punën e drejtpërdrejtë me viktimat, me personel ekipor dhe me përvojë në operator, sigurim falas për paraqitje të atyre që kanë nevojë për ndihmë, dhe janë në interes të grave viktima dhe për tejkalimin e problemit me dhunën në familje. /Radio Vala

 745 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: