Seancë e Komisionit anketues për fabrikën për falsifikimin e letërnjoftimeve

Shkup, 28 janar 2016 – Komisioni anketues për aferën me fabrikën për falsifikimin e letërnjoftimeve sot e mbajti seancën e parë në të cilën u votua Rregullorja për punë. Deputetët e opozitës, siç paralajmëruan, nuk kanë marrë pjesë në punën e saj.

Para miratimit të Rregullores, kryetari i Komisionit anketues Ilija Dimovski theksoi se ai është në esencë është identik me Rregulloren për punën e Komisionit anketues për skandalin me përgjimet dhe se jepet hapësirë edhe deputetët e opozitës të përfshihen në punën e saj.

Deri të hënën deputetët, anëtarë të Komisionit anketues deri te kryetari duhet të dorëzojnë propozim listë të dëshmitarëve të cilët do të dëshmonin, si dhe propozim për vizitën e institucioneve prej ku do të mund të marrin informacione për falsifikimin e letërnjoftimeve gjegjësisht për rastin “Fabrika për letërnjoftime”./Radio Vala 

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: