Neziri: Presim zgjedhje korrekte dhe demokratike më 24 prill

Shkup, 28 janar 2016 – Ministri i Ekonomisë dhe shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Bekim Neziri pret që më 24 prill të implementohen të gjitha segmentet nga Marrëveshja e Përzhinos dhe të ketë zgjedhje korrekte dhe demokratike në datën e caktuar.

“Republika e Maqedonisë tashmë pesë muaj është në krizë pasi që filloi publikimi i të ashtuquajturave ‘bomba’ dhe pikërisht për këtë qëndrimi i BDI-së është sa më shpejt të kemi zgjedhje, por të jenë korrekte dhe demokratike” deklaroi Neziri në përgjigjen e pyetjes pas promovimit të tuning projektit “Përforcim i zbatimit të të drejtave nga prona intelektuale”.

Theksoi se për këtë nevojitet  të implementohen dy segmente nga Marrëveshja e Përzhinos, gjegjësisht të pastrohet Lista zgjedhore dhe të ketë ligj të ri për mediat.

“Shpresoj dhe jam optimist se deri më 24 prill këto dy segmente nga Marrëveshja e Pëzhinos do të implementohen dhe do të ketë zgjedhje” thekson Neziri./Radio Vala

 855 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: