Seancë e komisionit për rastin me fabrikën për falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe dokumenteve të tjera

Shkup, 28 janar 2016 – Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbahet seanca e parë e Komisionit anketues për skandalin me fabrikën për falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe aferave dhe dokumenteve të tjera.

Anëtarët duhet ta miratojnë Rregulloren e Komisionit anketues dhe të arrijnë marrëveshje për mënyrën se si do të punojnë.

Kryetar i Komisionit është zgjedhur Ilija Dimovski, nënkryetar, Lupço Dimovski, ndërsa anëtarë Talat Xhaferi, Ejup Rustemi, Gazmend Aliji, Trajço Dimkov, Bllagoja Despotovski, Liljana Kuzmanovska, Bllagica Llasovska, Andon Çibishiev, Dragan Danev dhe Sollza Gërçeva.

Deputetët e partive opozitare të cilët gjithashtu është dashur të kenë vend në Komision paralajmëruan se nuk do të marrin pjesë në punën e tij./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: