Projekt për përforcim të zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale

Shkup, 28 janar 2016) – Ministri i Ekonomisë, Bekim Neziri, sot në Qendrën Informative të BE-së në Shkup, do të marrë pjesë dhe do të ketë paraqitje me rastin e fillimit të zbatimit të Tuining projektit “Forcimi i zbatimit të të drejtave të pronësisë Intelektuale”.

Projekti  zbatohet nga zyra daneze për patenta dhe marka tregtare, që synon forcimin e kapaciteteve të institucioneve shtetërore në ofrimin e shërbimeve adekuate, në përputhje me rekomandimet e Bashkimit Evropian.

Siç njofton ministria dikasteriale, në këtë ngjarje do të marrë pjesë edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav dhe drejtori i Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, Safet Emruli./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: