Maqedonia e 66-ta sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2015

Shkup, 27 janar 2016 – Maqedonia me 42 pikë është pozicionuar në vendin e 66-të në listën e 168 vendeve në botë sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit për vitin 2015, që e publikoi sot Transparensi interneshënall.

Indeksi i perceptimit të korrupsionit matet me shkallë prej 0 deri në 100 me ç’rast 0 është shkalla më e lartë e korrupsionit, ndërsa 100 më i ulët.

Nga vendet në rajonin e Sllovenisë me 60 pikë është në vendin e 35-të, Kroacia është në vendin e 50-të me 51 pikë, Greqia në vendin e 58-të me 46 pikë, Mali i Zi me 44 pikë në vendin e 61-të, Turqia në vendin e 66-të me 42 pikë, Bullgaria në vendin e 69-të me 41 pikë, Serbia në vendin e 71-të me 40 pikë, BeH-ja në vendin e 76-të me 38 pikë, Shqipëria në vendin e 88-të me 36 pikë, ndërsa Kosova në vendin e 103-të me 33 pikë.

Më pak korrupsion sipas Tranparensi Interneshënall ka në Danimarkë e cila ka 91 pikë,  Finlanda me 90 pikë, Suedia me 89, Zelanda e Re 88, Holanda dhe Norvegjia me 87 pikë, ndërsa më shumë në Somali dhe Korenë Veriore me nga 8 pikë, Afganistan me 11dhe Sudan me 12 pikë.

Siç informon Sllagjana Tasevska nga Transparensi Interneshënall – Maqedoni, në konferencën e sotme për shtyp, 66 për qind nga 168 vendet e radhitura sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit kanë pasur rezultat nën 50 pikë.

Ajo theksoi se ule më të madhe në katër vitet e fundit shënojnë Libia, Australia, Brazili, Spanja dhe Turqia, ndërsa përmirësim më të madh vërehet në Greqi, Senegal dhe Britani të Madhe. /Radio Vala

 834 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: