Miran Maksuti pranë kalimit në Gostivar

Gostivar, me 27 janar 2016

Sipas burimeve të gazetës KOHA, sulmuesi i Shkupit Miran Maksuti është shumë pranë kalimit te skuadra e Gostivarit. Kanë qenë drejtuesit e Gostivarit ata të cilët kanë shprehur dëshirë për shtatlartin, i cili në sezonin vjeshtor nuk ishte i rregullt, duke u inkuadruar në të shumtën e rasteve nga banka rezerve. 

Si rezultat i kësaj dhe nevojës që Maksuti të jetë i rregullt, Gostivari shihet si alternative e duhur për këtë dhe gjatë ditëve në vazhdim pritet që kjo lëvizje të realizohet dhe Maksuti të bëhet futbollist i ri i Gostivarit. Cekim, para disa ditëve, Maksuti ishte në testime te skuadra e Vllazniës, megjithatë nuk arriti të bind drejtuesit e skuadrës shkodrane. /Radio Vala

 1,641 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) FC Prishtina Bern shënon fitore bindëse përpara publikut vendas

 4,908 total views,  4 views today

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: