Paga mesatare neto në nëntor 21.976 denarë

Shkup, 27 janar 2016 – Paga mesatare neto e paguar për punëtor në nëntor ishte 21.976 denarë dhe ajo është rritur për 1,8 për qind krahasuar me muajin e njëjtë vitin e kaluar, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Një rritje prej 2 për qind ka edhe në pagat bruto e cila në muajin nëntor arriti në 32.268 denarë.

Rritja ka të bëjë kryesisht me sektorët “shërbime të tjera”, ku ka një rritje prej 9,2 përqindve, “Shërbime administrative dhe veprimtari ndihmëse shërbyese” për 8,4 për qind dhe ndërtimtaria me 7,1 për qind.

Në nëntor, 1.2 për qind e të punësuarve në Republikën e Maqedonisë nuk kanë marrë paga. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: