Nga 1 shkurti verifikim elektronik për pajisje ortopedike

Shkup, 27 janar 2016 – Drejtori i FSSHM Sasho Stefanovski sot paralajmëroi se shkurti do të jetë muaj i shërbimeve elektronike dhe e publikoi e-shërbimin e parë që ka të bëjë me personat e siguruar që shfrytëzojnë pajisje ortopedike.

“Me shërbimin e ri elektronik – verifikim elektronik për pajisje ortopedike, personat e siguruar nuk kanë nevojë të vijnë në shërbimet rajonale në FSSHM dhe të presin në sportele sepse specialisti dhe mjeku amë do të mund të japin dhe verifikojnë konfirmim nga ordinanca, respektivisht nga vendi i tyre i punës”, tha Stefanovski.

Për realizimin e kësaj të drejte në vitin 2015 janë bërë 145 mijë verifikime të vërtetimeve për pajisje ortopedike.

“Nga 1 shkurti i vitit 2016, për të gjithë këta persona të siguruar shërbimet do të jenë të kapshëm edhe në rrugë elektronike dhe nuk do të ketë nevojë të vijnë në shërbimet rajonale të Fondit”, potencoi Stefanovski.

Ai informoi se në shkurt do të promovojnë një set prej 15 shërbimeve elektronike, me çka, siç tha, rreth 90 për qind e punës dhe shërbimeve, të cilat i siguron Fondi do të mbeten të kapshme edhe në rrugën elektronike.

Stefanovski theksoi se në ngarkesë të Fondit miratohen gjithsej 355 tipe të pajisjeve ortopedike, respektivisht 1.373 pajisje nga prodhues të ndryshëm. Të gjitha pajisjet ortopedike, për të cilat nuk ka miratim nga komisioni mjekësor, personat e siguruar nga 1 shkurti i vitit 2016 do të munden drejtpërdrejtë t’ua verifikojë mjeku amë, respektivisht mjeku specialist. Vërtetimi i njëjtë pas verifikimit të bërë, bëhet i kapshëm për shtëpitë ortopedike dhe me vërtetimin e verifikuar personat e siguruar shkojnë në shtëpinë ortopedike, të cilën vetë e zgjedhin dhe menjëherë e tërheqin pajisjen.

Ky shërbim i ri elektronik për të gjithë personat e siguruar, të cilët kanë nevojë për pajisje ortopedike, do të vlejë për ortoza gjymtyrat e poshtme, orteza për ekstremitetet e larta, një pjesë të ortozave për shtyllën kurrizore, orteza korrigjuese, këpucë ortopedike, shollë ortopedike, çorape elastike, bastune, paterica, dubakë dhe gju artificial, pajisje tjera dhe mjete sanitare (të gjitha llojet e pelenave).

Në grupin e pajisjeve për sy – të gjitha llojet e pajisjeve, syze, syze bifokale, syze me xhama të errët bifokale, lente kontakti, prizma  të syzeve me xhama bifokale, proteza të syzeve. Nga grupi i pajisjeve për dëgjim – të gjitha llojet e aparateve dëgjimore dhe aparateve kanale për dëgjim. Nga grupi i pajisjeve për mirëmbajtje të zërit dhe të folurit – të gjitha llojet e pajisjes nga ky grup. Nga grupi i mjeteve të teknikës së dhëmbëve dhe protetikës së dhëmbëve – të gjitha llojet e pajisjes nga ky grup.

Në vitin 2015 janë realizuar rreth 218 mijë verifikime të mjeteve ortopedike, në vlerë prej 743 milionë denarëve, 547 milionë denarë për shtëpi ortopedike dhe 196 milionë denarë për pajisje të teknikës së dhëmbëve tek stomatologët specialistë. Me shërbimin e ri, Fondi pret 145 mijë verifikime ose dy të tretat e të gjitha pajisjeve ortopedikeve që të bëhen në mënyrë elektronike, me çka personat e siguruar nuk do të kenë nevojë të vijnë në shërbimet rajonale të Fondit. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: