SHGM dhe SPGM ligjit të propozuar për reklamat qeveritare

Shkup, 27 janar 2016 – Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medialë (SPGM) konsiderojnë se ligji për reklamat qeveritare, të propozuara nga VMRO-DPMNE-ja në takimin e grupeve të punës të partive politike, paraqet sulm mbi pavarësinë e mediave dhe do të bëjë ndërhyrje të dhunshme në misionin, financimin dhe politikën redaktuese të mediave, deklaruan sot kryetarët e të dy shoqatave të gazetarëve Naser Selmani dhe Tamara Çausidis.

“Me këtë ligj me të hollat e qytetarëve planifikohet të legalizohet, zgjerohet dhe sendërtohet korrupsioni në media, me qëllim që t’i kontrollojë dhe ta ngulfasë çdo kritikë në media”, tha kryetari i SHGM-së, Selmani.

Sipas tij, ligji i propozuar i jep kompetencë Agjencisë për media që nuk është e paraparë në Ligjin për shërbime audio dhe audiovizuale mediale, e as që është karakteristike në vendet demokratike.

SHGM u bëri thirrje LSDM-së, BDI-së, PDSH-s-, BE-së dhe SHBA-së që ta hedhin poshtë propozimin e këtillë dhe të angazhohen për idetë e ndërmjetësuesit Piter Vanhaute.

Me mbështetje të vendimeve për reforma në sferën mediale nga Vanhaute është edhe SPGM prje nga vlerësojnë se propozimet e VMRO-DPMNE-së të dorëzuara në procesin negociues janë tërësisht të papranueshme.

SHGM dhe SPGM janë edhe kundër propozimit që në servisin publik RTVM 100 ditë para zgjedhjeve të jenë dy redaktorë një nga partia qeveritare dhe një nga opozita, Kjo, sipas tyre, na çon drejt profesionalizmit por drejt partizmit plotësues të servisit publik. Për ta është e papranueshme edhe hapësira në emisionet informative të RTVM-së të jetë adekuate me votat të cilët i marrin partitë në zgjedhjet e fundit.

“Atëherë atë televizion le ta financojnë anëtarët e VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, e jo qytetarët përmes taksës radiodifuzive”, deklaroi Selmani. Çausidis, madje, konsideron se me këltë vendim nuk do të jepej hapësirë për kurrfarë mendimi tjetër i cili nuk është meinstrimin e katër partive të mëdha./Radio Vala

 917 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: