Qeveria miratoi konkluzione të lidhura me punën e KSHZ-së

Shkup, 27 janar 2016 – Në funksion të përgatitjes së zgjedhjeve të 24 prillit 2016, në seancën e djeshme, Qeveria e Republikës së Maqedonisë për zbatim të zgjedhjeve ka miratuar disa konkluzione të cilët kanë dalë nga takimi i parë koordinues i punës së Qeverisë dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), të cilët janë në drejtim të organizimit të zgjedhjevee korrekte, kredibile dhe demokratike.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, Qeveria u zotua që në çdo seancëm si para pikë e parë e rendit të ditës, të shqyrtohen çështjet e hapura të lidhura me punën vijuese të KSHZ-së në funksion të plotësimit të nevojave dhe kërkesave të saj,  si dhe shqyrtim të aktiviteteve konkrete që Qeveria dhe orhanet e tjera shtetërore duhet t’i realizojnë në funksion të zhvillimit të papanegueshëm të zgjedhjeve vijuese të deputetëve, me propozim-konkluzione operative.

Me qëllim të sigurimit të kushteve adekuate hapësinore të KSHZ-së, Qeveria e angazhoi Sekretariatin e përgjithshëm, të sigurojë tre hapësira për nevojat e Komisionit, në katin e parë në ndërtesën administrative (objekt i ish “NOVA Makedonija”-s), ndërsa njëkohësisht u obligua edhe Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, të kryejë pajisje të plotë teknike dhe sigurie të hapësirave të KSHZ-së me qëllim të sigurimit të shkallës së lartë të mbrojtjes së sigurisë në këto hapësira në të cilat do të mbahen materialet e lidhura me zgjedhjet vijuese të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Siç thuhet në kumtesë, me qëllim të sigurimit të funksionalitetit më të madh dhe dinamizim të procesit për konfirmim të listës zgjedhore, Qeveria i obligoi Fondin për Sigurim Shëndetësor të Maqedonisë, Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë, Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë, Drejtorinë për Mbajtje të Evidencës Amë, Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive, Regjistrin Qendror të Republikës së Maqedonisë, Drejtorinë për të Ardhura Publike, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa i rekomandoi Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë, të lidhin gjegjësisht të nënshkruajnë marrëveshje dhe memorandum për bashkëpunim me KSHZ-në, në drejtim të transmetimit dhe migrimit të së dhënave nga regjistrat, bazat e të dhënave me të cilët disponojnë këto informata, në funksion të azhurnimit të Listës zgjedhore.

Qeveria mori vendim për tërheqje dhe shfrytëzim të përkohshëm të gjithsej 50 automobilëve të cilët do të jenë në dispozicion të KSHZ-së në pajtueshmëri me nevojat e tij, thuhet në kumtesën nga Qeveria.

Qeveria e obligoi Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, që t’i mbulojë shpenzimet financiare të KSHZ-së të cilët janë të lidhur me shtypjen dhe kopjimin e dokumentacionit për nevojat e saj. Qeveria shfaq gatishmëri për shlyerje të shpenzimeve për realizim të aktiviteteve terrenike të KSHZ-së.

Në kumtesë thuhet se Qeveria ia ka rekomandoi KSHZ-së që të dorëzojë korrespondencë me shkrim deri te Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, në të cilën do të kërkojë shpjegim lidhur me atë se cilat të dhëna të qytetarëve mund të jenë qasëse publikisht dhe të publikohen gjatë obligimit ligjor të KSHZ-së për publikim publik të Listës zgjedhore, në pajtueshmëri me dispozitat e Kodit zgjehdor, ndërsa Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale menjëherë t’i përgjigjet korrespondencës nga KSHZ-ja.

Njëkohësisht Qeveria i rekomandoi KSHZ-së të firmosë memorandum për mirëkuptim dhe bashkëpunim me Entin shtetëror për statistikë, në të cilin do të rregullohen dhe prëfshihen të gjitha çështjet midis këtyre dy institucioneve, gjatë kohëzgjatjes së kësaj periudhe. Gjithashtu edhe rekomandoi, në afatin më të shkurtër të mundur, deri te Enti shtetëror për statistikë të dorëzojë në kontroll dhe mendim Metodologjinë për menaxhim dhe azhurnim të Listës zgjedhore, ndërsa e obligoi Entin shtetëror për statistikë, në afatin më të shkurtër të mundur të dorëzojë mendim dhe përgjigje deri te KSHZ-ja, Qeveria e obligoi Entin Shtetëror për Statistikë, në afatin më të shkurtër të mundur, të dorëzojë listë të personave – anketues dhe kontrollorë deri te KSHZ-ja.

Qeveria i rekomandoi KSHZ-së, në bashkëpunim me Entin Shtetëror për Statistikë, në pajtueshmëri me Metodologjinë e konfirmuar për menaxhim dhe azhurnim të Listës zgjedhore, të realizojnë trajnime të personave – anketues dhe kontrollorë, me qëllim të implementimit të suksesshëm të Metodologjisë, thuhet në kumtesë.

Qeveria, siç qëndron, e obligoi Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me KSHZ-në, në afat sa më të shkurtër të mundur, të identifikojnë grupe të nëpunësve administrativ të cilët do të zgjidhen për anëtarë në komisionet zgjehdore komunale dhe këshillat zgjedhor./Radio Vala

 810 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: