Në mars fluturimet e para me Vizer nga Shkupi drejt Berlinit, Kopenhagës dhe Bratislavës

Shkup, 27 janar 2016 – Kompani ajrore me buxhet të ulët “Vizer” nga marsi i këtij viti vendos fluturime drejt Berlinit, Bratislavës dhe Kopenhagës, dy herë në javë.

Fluturimi i parë drejt Berlinit do të realizohet më 21 mars, drejt Kopenhagës më 22 mars, ndërsa drejtë Bratislavës, më 28 mars.

Për në Bratislavë dhe Kopenhagë çmimi fillestar i biletave që veçmë janë në shitje arrin 1.449 denarë, ndërsa për në Berlin 1.799 denarë.

“Vendosja e linjave të reja ajrore është rezultat i politikave të shkëlqyera që i zbatojmë, ndërsa duke u orientuar nga nevojat e qytetarëve tanë” tha në promovimin e linjave ajrore ministri i Transportit dhe Lidhjeve Vlado Misajlovski.

Krijojmë mundësi, theksoi, përmes çmimeve të volitshme të biletave të vizitohen edhe këto qytete në Evropë në funksion të zhvillimit të ekonomisë, arsimit, kulturës, shëndetësisë, turizmit…

Misajlovski theksoi se “Vizer” nga viti 2012 përmes mbështetjes financiare nga Qeveria vendosi 23 linja deri te qytetet evropiane duke transportuar gjysmën nga udhëtarët që kanë fluturuar nga aeroportet e Maqedonisë.

Siç informon Gabor Vasharej, menaxher për komunikime në “Vizer” kjo kompani në përfundim me janarin ka transportuar dy milionë udhëtarë në aeroportet e Maqedonisë. Me linjat e reja kompania ajrore ka më shumë se një milionë ulëse në dispozicion për këtë vit që paraqet rritje të kapacitet për 22 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Sipas numrit të udhëtarëve të transportuar “Vizer” ka 49,2 për qind pjesë tregu në aeroportet “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe “Sh. Apostol Pavle” në Ohër.

Kompania ajrore posedon linja me buxhet të ulët prej 24 destinacioneve nga aeroporti i Shkupit dhe Ohrit që është lidhje me 11 shtete.

“Vizer” e realizoi fluturimin e parë në Shkup në qershor të vitit 2011, ndërsa në tetor të vitit 2012 vendosi bazë në Shkup, ndërsa tani funksion me treaeroplanë dhe 84 të punësuar me seli në kryeqytet. Nga qershori i vitit të kaluar filluan me fluturime edhe nga aeroportit i Ohrit . “Vizer” vitin e kaluar ka transportuar gjithsej 19,5 milionë udhëtarë./Radio Vala

 

 762 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: