Prezantim i Strategjisë për zhvillimin e policisë 2016-2020

Shkup, 27 janar 2016 – “Strategji për zhvillimin e policisë 2016-2020” do të  promovohet sot në Shkup. Bëhet fjalë për një nga dokumentet kyçe të përpiluara nga projekti “Mbindërtimi i mëtejmë institucional dhe ndërtimi i kapaciteteve të policisë”, i cili financohet nga Bashkimi Evropian.

Në prezantim fjalime do të kenë ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, Lukash Holub, udhëheqës i Sektorit për çështje politike, drejtësi dhe punë të brendshme në delegacionin e BE-së dhe Andrea D’Anxhelo, drejtor i projektit. Në ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov dhe drejtori i BSP Gorançe Savovski.

Përndryshe, strategjia për zhvillimin e policisë i identifikon nevojat dhe potencialet dhe i definon prioritetet zhvillimore të Byrosë për Siguri Publike për pesë vitet e ardhshme.

Ky dokument strategjik është përpiluar në suaza të procesit të gjerë konsultues dhe në bashkëpunim me përfaqësuesit e njësive kompetente organizuese të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Prokurorisë Publike, gjyqësisë, bashkësisë akademike, sektorit joqeveritar, mediave dhe qytetarëve./Radio Vala 

 795 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: