Trend i uljes për Maqedoninë në raportin e sapopublikuar të Fridom Haus

Uashington, 27 janar 2016 – Në raportin e sapopublikuar të Fridom Haus për lirinë në botë, organizata vlerëson se Maqedonia në vitin 2015 ka marrë notë prej 3,5 dhe trend të uljes, i cili është falë aferës me përgjimin. Sipas organizatës amerikane, në Ballkan ekziston ngecje dhe Maqedonia, Kosova dhe Bosnja kanë treguar mosfunksionalitet.

“Maqedonia mori trend të rënies për shkak të informacioneve të mëtejme për shkak të mangësive të mëdha në zgjedhjet në vitin 2014, të cilat sollën deri te bojkotimi i opozitës në Kuvend. Informacionet e reja janë pjesë nga skandali i lidhur me ndjekjen e gjerë qeveritare të liderëve politikë dhe fetarë, gazetarëve dhe qytetarëve”, shkruan në raportin e Fridom Hausit. Për shkak vlerësimeve lidhur me zgjedhjet, Fridom Haus në raport vlerëson se Maqedonia nuk bën pjesë në kategorinë e zgjedhjeve demokratike. Maqedonia mbetet në kategorinë e shteteve pjesërisht të lira,  në të cilën në Ballkan bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Bosnja, Kosova dhe Mali i Zi.

Në korniza të përgjithshme, në raportin e Fridom Haus vlerësohet se në vitin 2015 bota është përfshirë nga një valë të ksenofobisë në shtetet demokratike, minimin e lirive edhe në shtetet të cilat varen nga eksporti i naftës dhe resurset tjera natyrore, çmimi i të cilave bie nën bursat botërore dhe sulmet autokrate ndaj disidentëve. 

Ky është raporti i dhjetë me radhë i Fridom Hausit në të cilin vlerësohet se marrë në përgjithësi, ulen të drejtat dhe liritë globale, por në këtë raport madje në 72 vende është konfirmuar ecja prapa. Për rajonin e Euroazisë, në të cilën Fridom Haus e numëron edhe Maqedoninë, thuhet se vërehet ecja prapa më e madhe e lirive, në rajonin e Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: