Temperaturat në rritje

Shkup, 27 janar 2016 – Temperaturat e mëngjesit në rritje, ndërsa shtresa e borës zvogëlohet. DPHM informon se sot në mëngjes janë matur minus katër gradë në Berovë, minus dy në Strumicë, Tetovë, Manastir, -1 në Mavrovë, Lazaropole, zero në Pozhar, Pretor, Demir Kapi, Shtip, Kriva Pallankë, Prilep, Shkup dhe Kuamnovë, një në Ohër, Dibër, Vinicë dhe Krushevë, dy në Topolçan, Gjevgjeli, Gjurishte, Dojran dhe Pozharan dhe tre në Kavadar.

Shtresa e borës në Mavrovë është 24 centimetra, Lazaropole 19, Berovë dhe Krushevë 10, Pozharane nëntë, Gjurishte shtatë, Tetovë gjashtë, Pozhar pesë, Topollçan dy dhe Strumicë një centimetër.

Në pjesën më të madhe të vendit mbizotëron mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore dhe juglindore lokalisht ka rritje të vranësirave. Nëpër disa lugina ka paraqitje të mjegullës me intensitet të dobët, ndërsa luginën e Pollogut me intensitet mesatar. Fryn erë e dobët nga drejtimi i kundërt. Posaçërisht në vendet më të larta dhe male.

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me mjegull në mëngjes nëpër disa lugina. Në pjesët perëndimore do të fryejë erë e dobët deri mesatare perëndimore. Temperatura më e lartë ditore e ajrit do të lëviz në interval prej shtatë deri 15 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, paradite me paraqitje të mjegullës. Temperatura më e lartë e ajrit do të arrijë deri nëntë gradë.

Në ditët e ardhshme vijon periudhë e motit stabil dhe më i ngrohtë. Deri të premten do të ketë kushte për mjegull në mëngjes nëpër disa lugina./Radio Vala

 815 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: