Filloi rregullimi hortikulturor i parkut të qytetit. Do të vendoset edhe sistemi i vaditjes

Rregullimi hortikulturor i hapësirave të gjelbra vazhdon të mbetet prioritet për udhëheqjen e Komunës së Gostivarit.

Në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike “Parkingje dhe Gjelbërim”, dhe Ndërmarrjen Publike “Komunalec”, Komuna e Gostivarit ka filluar realizimin e  aksionit për rregullimin e sipërfaqes së parkut të madhe të qytetit.

Fillimi i punimeve u ndoq nga afër nga shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës, Bashkim Hasani, si dhe drejtorët e ndërmarrjeve Memetali Emro dhe Mumedali Xhaferi. 

Me këtë rast, përveç nivelizimit të sipërfaqes me truall plotësues, do të vendoset sistemi i vaditjes, do të bëhen gjelbërimi i hapësirës, dhe do të vendosen qarkore me brendi të dekoruara me lule.

Vlera e investimit është 1.5 milion denarë dhe pritet që punimet të rrumbullakohen brenda muajit mars.

 

 901 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

22 vite nga ngjarjet e përgjakshme të 9 Korrikut të vitit 1997 në Gostivar

Gostivar, me 9 Korrik 2019 – Sot pas plotë 22 vitesh, qytetarët e Gostivarit përkujtojnë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: