Ismet Sylejmani: Ali Ahmeti është Skënderbeu modern i popullit shqiptar!

Prishtinë, me 26 janar 2016

Veprimtari i çështjes kombëtare, Ismet Sylejmani, ka reaguar ndaj disa medieve të Maqedonisë, të cilat kanë paraqitur disa shkrime me titull: “Pas Bozhidar Spasiqit, edhe Ismet Sylejmani e lavdëron Ali Ahmetin”. Sylejmani në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se Ali Ahmeti është Skënderbeu modern i popullit shqiptar, transmeton Epoka e Re. 

Postimi i plotë i Ismet Sylejmanit:

Edhe sikur të ngjalleshin Tito, Rankoviqi e Millosheviqi, të kotë do ta kishin!

Jo vetëm agjenti serb Bozhidar Spasiq, po edhe sikur të ngjalleshin Titoja, Rankoviqi e Millosheviqi dhe të shpifnin në kor e akord kundër Ali Ahmetit, të kotë do ta kishin!

Pa gjakun e derdhur për liri të heronjve e të dëshmorëve të kombit e të invalidëve të luftërave të armatosura çlirimtare të popullit shqiptar!

Pa Ali Ahmetin – ABAZIN!

Pa këtë emër të madh, të shenjtë e të shtrenjtë!

Pa shkronjat e arta të këtij emri të lavdishëm, por edhe pa shumë emra të shokëve e veprimtarëve të tjerë të Lëvizjes politike ilegale, atdhetare e patriotike e të veprimtarisë kolosale të Lëvizjes Popullore të Kosovës, e të luftës titanike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, nuk do të ishte e mundur që Kosova të ishte e çliruar nga Serbia pushtuese, nuk do të ishte e mundur që populli shqiptar në Maqedoni të bëhej zot i fateve të veta dhe Lugina e Preshevës do të asimilohej në heshtje e do të boshatisej tërësisht dhe do të kolonizohej me popullatë serbe!

Ali Ahmeti është Skënderbeu modern i popullit shqiptar!

Fundi me tragjedi të përmasave botërore i ish-Jugosllavisë, pra shkatërrimi i plotë i saj, fitorja e popullit shqiptar në aleancë me shtetet më të fuqishme e më me ndikim si ShBA-ja, Anglia, Gjermania etj., dhe Aleanca ushtarake e fuqishme botërore NATO, e bëjnë edhe më madhështore figurën e madhe, politike e patriotike të të vërtetit Ali Ahmeti!

Gjeografia e Atdheut të Skënderbeut do të lulëzojë e do të ngjajë me ato të vendeve më të zhvilluara e më të përparuara të botës përparimtare!

Ismet Sylejmani

 

/Radio Vala

 801 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: