"Ford"-i i hodhi poshtë zërat për "Fiesta RS"

Detroid, 26 janar 2016 –  Edhe krahas paralajmërimeve nga disa magazina të huaja automobilistike, “Ford” nuk ka për qëllim ta prodhojë “Fiesta RS” sportiv, theksojnë nga kjo kompani.

Nga fundi i vitit 2015 janë paraqitur informacione se është në plan versionin ekstrem i automobilit të vogël të “Ford” i cili duhet të dalë në dritë në vitin 2017. Megjithatë, prodhuesi amerikan shpejt i demantoi këto zora.

“Kur bëhet fjalë për ‘Fiesta RS’ duhet të them se njerëzit e parë të kompanisë tonë nuk mendojnë për këtë automobil”, deklaroi inxhinieri i përgjithshëm i “Ford”-it, tajron Xhonson, në një bisedë për “Car Advise”.

“Ai definitivisht nuk është në plan”, ishte kategorik Xhonson.

“Auto Bild” gjerman në dhjetor publikoi se “Fiesta RS” duhet të lëvizë nga katër cilindra 1.6 litra turbo benzin që tashmë vendoset në “Fiesta ST” dhe i cili do të përforcohet deri në madje 250 kf. Siç qëndrojnë tani punët, tregimi për “Fiesta RS” do të mbetet vetëm në sferën e spekulimeve, ndërsa simpatizuesit e automobilave të vegjël dhe të shpejtë do të mund të ngushëllohen me “Fiesta ST”. /Radio Vala

 3,651 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

“Puthja e Engjujve”, balada më e re e këngëtarit të mirënjohur Elbasan Munishi (Video)

Tetovë, me 16 Korrik 2016 Këngëtari i mirënjohur tetovar Elbasan Munishi pas një sërë projektesh …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: