KSHZ-ja do të kryejë kontrolle të kryqëzuara të të dhënave nga 10 institucione shtetërore

Shkup, 26 janar 2016 – Anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor në seancën e sotme e miratuan Planin operativ për marrje të aktiviteteve në funksion të kryerjes së kontrolleve të kryqëzuara me bazat e të dhënave të marra nga 10 institucione shtetërore.

Në listën e institucioneve nga të cilat KSHZ-ja do t’i marrë të dhënat për kontrollet e ardhshme të kryqëzuara janë Fondi për Sigurim Shëndetësor i Republikës së Maqedonisë, Agjencia për Punësim, Regjistri Qendror, Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor, Agjencia për Kadastër të Patundshmërive, Drejtoria për Udhëheqje të Regjistrave të Amzës, Drejtoria për të Ardhura Publike, Ministria e Bujqësisë (lista e pranuesve të subvencioneve bujqësore), Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (pranues të ndihmës sociale) dhe Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë. Në seancë u miratuan edhe kushtet të cilat duhet t’i posedojnë kompanitë/ekspertët e TI-së për kryerjen e kontrolleve të kryqëzuara, thuhet në kumtesën e KSHZ-së.

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e pranoi Rregulloren për organizim të brendshëm dhe sferën e veprimit të punës së Shërbimit profesionist të KSHZ-së dhe Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës të Shërbimit profesionist të KSHZ-së. Në seancën e sotme u miratua edhe konkludimi për publikimin e konkursit për punësim të 10 përmbaruesve në kohë të caktuar në kohëzgjatje deri më 31 dhjetor të vitit 2016. /Radio Vala

 792 total views,  3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: