Me testimin ekstern sot janë përfshirë 7.387 maturantë

Shkup, 26 janar 2016 – Gjithsejtë 7.387 nxënës të viteve të fundit të arsimit të mesëm janë përfshirë sot me procesin e testimit ekstern.

Siç kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke iu referuar koll-qendrave, testatorëve dhe mbikëqyrësve të angazhuar, testimi i cili filloi në orën 9:30, tani për tani po zhvillohet pa pengesa.

Kjo fazë e kontrollimit ekstern të arritjeve të diturive të nxënësve do të prëfshijë gjithsejt 19.931 nxënës nga vitet e fundit të arsimit të mesëm të cilët do të testohen në 1.662 lëndë, për të cilat ishin gjeneruar dhe publikisht të kapshme 85.000 pyetje.

Rezultatet preliminare të testimit do të shpallen më 8 shkurt, prëderisa parashtrimi i ankesave do të zgjasë deri më 10 shkurt. /Radio Vala

 832 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në Gostivar u mbajt manifestimi tradicional tradicional dedikuar festës së 7 Marsit

    Gostivar, me 8 Mars – 2017   Me intonimin e himnit kombëtar nga …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: