Takim i ri i përfaqësuesve partiak me Vanhauten

Shkup, 26 janar 2016 – Takim i ri i grupit punues të përfaqësuesve të partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos me ndërmjetësuesin Piter Vanhaute duhet të mbahet sot pasdite në Klubin e deputetëve.

Në takim do të bisedohet për mediat dhe për metodologjitë e spastrimit të Listës zgjedhore.

Ndërmjetësuesi Vanhaute pas përfundimit të bisedave mbrëmë deklaroi se në tryezë ishin propozimet e VMRO-DPMNE-së dhe se për shkak të konsultimeve partiake për to, takim i ri do të mbahet sot në orën 17:30.

Para fillimit të takimit mbrëmë ndërmjetësuesi belg deklaroi se ka propozime të reja për mediat dhe për spastrimin e Listës zgjedhore nga VMRO-DPMNE-ja si përgjigje e propozimeve paraprake të LSDM-së.

Në takim morën pjesë përfaqësuesit e BDI-së, PDSH-së, VMRO-DPMNE-së dhe PDSH-së, si dhe përfaqësuesit ndërkombëtar. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: