APKE zgjodhi mision monitorues për zgjedhjet e 24 prillit

 

Strasburg, 25 janar 2016 – Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) sot në ditën e parë të sesionit të rregullt dimëror në Strasburg e zgjodhi misionin evet monitorues për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni më 24 prill.

Siç ceket në dokument, zgjedhjet në Maqedoni më 24 prill do t’i vëzhgojnë 20 anëtarë të APKE-së të kryesuar nga Stefan Shenah, kryetar i deritanishëm i Komitetit monitorues.

Pas ODIHR-së, kjo konsiderohet si mision më i rëndësishëm për mbikëqyrje të zgjedhjeve në Evropë. ODIHR i ndoqi edhe zgjedhjet e kaluara të cilat i vlerësoi pozitivisht, si demokratike dhe të drejta.

Përndryshe, sot, kryetar i ri i AP të Këshillit të Evropës është zgjedhur Pedro Agramunt nga Spanja, mik i Maqedonisë në KE, i cili do të ketë mandat prej dy viteve./Radio Vala

 811 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: