Publikohet shpallja për subvencionimin e shpenzimeve për kolektorë diellorë

Shkup, 25 janar 2016 – Ministria e Ekonomisë e publikoi thirrjen publike për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe vendosjen e sistemeve për kolektorë diellor termal në amvisëritë për vitin 2016.

Në pajtim me shpalljen, Ministria e Ekonomisë përmes tërheqjes publike do t’u mundësojë kthim të një pjese të mjeteve të qytetarëve të tërhequr të cilët kanë furnizuar dhe kanë vendosur sisteme për kolektorë diellor termal në periudhën prej 21 janarit deri më 31 maj. Kthimi i mjeteve është deri më 30 për qind të mjeteve, por jo më shumë se 300 euro në kundërvlerë denari me kusht që të mos ta kenë shfrytëzuar të drejtën në shpalljet e publikuara paraprakisht për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe vendosjen e kolektorëve diellorë.

Të drejtë pjesëmarrjeje në shpalljen publike kanë blerësit të cilët do t’i blejnë dhe vendosin në shtëpitë e tyre kolektorët diellorë në periudhën prej 21 janar të këtij viti, kur është publikuar shpallja, bashkë me 31 majin e vitit 2016. Kërkuesi në Ministrinë e Ekonomisë duhet të shtrojë kërkesë me deklaratë se nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e kthimit të një pjese të mjeteve në shpalljet paraprake të publikuara në vitin 2007, 2009, 2011, 2012, 2013, 2014 dhe 2015, dëshmi origjinale se është bërë blerja e një sistemi të kolektorëve  diellor termal edhe atë llogari fiskale apo faturë me certifikatë nga banka afariste pas ditës së publikimit të thirrjes. Nëse dorëzon edhe dëshmi origjinale për shpenzimet e bëra për vendosjen e sistemit do t’i merren parasysh gjatë përcaktimit të kompensimit.

Një person mund të shtrojë vetëm një kërkesë për marrjen e kompensimit i cili duhet të dorëzohet në zarf të mbyllur në Ministrinë e Ekonomisë përmes postës apo në arkiv çdo ditë prej orës 9:30 deri në orën 15 me rekomandim “Shpallje për kompensimin e një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e sistemeve për kolektorë diellor termal në amvisëritë në vitin 2016”, emri dhe mbiemri dhe adresa e shtruesit.

Tërheqja publike e personave të cilët do të mund ta fitojnë të drejtën e kompensimin të një pjese të mjeteve do të mbahet më 4 qershor të vitit 2016 në QS “Boris Trajkovski”./Radio Vala 

 683 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: