ShKA “Jahi Hasani”, shpalli artisët e vitit 2015, mysafir special kuzhinieri botëror Farik Neziri

Çegran, me 24 janar2016

Me shumë të dhe dashamir të artit, në Çegran në zyrat e SHKA Jahi Hasani u mbajt ceremonia tradicionale “Shpallja e çmimeve dhe artistit të vitit 2015”.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kuzhinieri me fame botërore nga Çegrani i Gostivarit, Faruk Neziri, Arlind Useini nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë si dhe drejtori i Qendrës për Kulturë Gostivar, Luan Zenku.

Me këtë rast u shpallen “ARTIST Të VITIT 201ë Arlind Shahini, Rami Idrizi, Merita Iseini dhe Lejla Alili.

Përveç artistëve më të mirë u ndan edhe debutues për 2015, Nurijan Ilazi dhe Vlera Imeri, kurse çmim instrumentist më re mire fituan Sara Imeri dhe Elmedin Rufatu, ndërsa Soliste e vitit Jelida Sejfuli.

Me këtë rast kryetari i SHKA “Jahi Hasani”, Zani Memedi u shpreh i kënaqur me prezencën e te ftuarve, duke dëshmuar emrin që ka krijuar ansambli.

“Çmimet janë inaugurim i punës, sakrificën dhe sukseset e arritura dhe dëshira për të arritura me të mëdha”.

Faruk Neziri i emocionuar u falënderoj shumë SHKA “Jahi Hasani”, për këtë pritje fantastike, për suksesin e madh duke na përcjellë suksese ajo na detyron te jemi krenar dhe Cegran as kudo që gjendemi.

“Ishte një takim shumë i ngrohte ku unë gjeta fotografi e kujtime te mija si pioner i ansambli Jahi Hasani në vitet 90. Por sot ju me emocionuat tej mase. Kjo vizitë me këtë event së bashku, si dhe dhuratat tuaja do mbeten kujtime të paharruara”, ka theksuar kuzhinieri Faruk Neziri.

Arlind Useini nga Ministri e Kulturës së Maqedonisë, foli për kontributin e madh qe jep ShKA “Jahi Hasani” ne ruajtjen e folklorit shqiptar.

“Ne do ta ndihmojmë sa me shumë me projektet e tyre”, ka deklaruar Useini.

Drejtori i Qendrës për Kulturë, Luan Zenku foli për bashkëpunimin e madh që ka ShKA “Jahi Hasani” me institucionin që ai drejton, duke thënë se kjo shoqëri nuk bën prezantime veç në Maqedoni, por edhe në arenën ndërkombëtare. “Unë them haptas do ta mbështes më tej këtë ekip shumë të mire folklorik”, është shprehur Zenku.

 

Radio Vala

 1,133 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Portieri Zamir Rasimi i FC Willit në KF Dardaninë e St. Gallenit

St.Gallen, me 27 Janar 2018 Drejtuesit e Klubit të Futbollit Dardania nga St. Galleni kanë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: