Ali Ahmeti lartëson qytetarët që vërshuan Sheshin e Flamurit në nderim të Isa Boletinit

Shkup, me 24 janar 2016

Ali Ahmeti gjithashtu ka falënderuar edhe të gjithë të pranishmit dhe përkrahësit e vendosjes së shtatores së Isa Boletinit në Sheshin e Flamurit në Saraj të Shkupit.

Lideri i BDIsë, në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka shprehur mirënjohje për të gjithë mysafirët nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria që vërshuan Sheshin e Flamurit në nderim të Isa Boletinit, heroi të kombit shqiptar. 

Ahmeti shkruan: 

“Të nderuar, 

ju lutem më lejoni që të shpreh mirënjohjen time për të gjithë mysafirët që morën pjesë në zbulimin e shtatorës së të madhit Isa Boletini në Saraj të Shkupit, në veçanti pinjollët e familjeve të heronjëve tand kombëtar, krerët e komunave nga Kosova, mysafirët nga Shqipëria dhe Lugina e Preshevës, Kryetarit të BFIsë në Maqedoni, z. Sulejman Rexhepi, përfaqësueve të të gjitha muftinive, deputet, ministra, autorin Idriz Balani si dhe mijëra qytetarët nga të gjitha anët që vërshuan Sheshin e Flamurit dhe e pritën rikthimin e Isa Boletinit në Shkup pas 100 viteve rrugëtim duke iu bashkangjitur kështu Hasan Prishtinës me të cilin bashkarisht edhe me mijëra luftëtar të tjerë e çliruan Shkupin në vitin 1912. 

Lavdi të rënëve për atdhe.” përfundon Ahmeti. /Radio Vala

 780 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: