Më shumë borë në Mavrovë

Shkup, 24 janar 2016 – Mëngjesin e sotëm më ftohtë ishte në Berovë ku janë matur – 22 gradë Celsius, ndërsa mbulesë më të lartë dëbore prej 32 centimetra ka në Mavrovë.

Siç njofton DPHM-ja, Në Mavrovë dhe Manastir janë matur -15 gradë, -14 në Tetovë dhe Kriva Pallankë, -13 Llazaropole, KUmanovë, Shtip, Shkup Petrovec, -12 Strumicë, Prilep, -11 Demir Kapi, Vinicë, Shkup (Zajçev Rid), Krushevë, -10 Pretor, Pozharan, Topollçan, -9 Ohër, Gjurishte, Gjevgjeli dhe -6 gradë Celsius në Dojran.

Në pjesën më të madhe të vendit mëngjesi i sotëm është i kthjellët, vetëm në veri ka vranësira të rritura. Mjegull në mëngjes ka pasur në Pellagoni. Diku fryen erë e ndryshueshme e dobët.

Sot paradite moti do të jetë me diell, ndërsa në orët e pasdites i ndryshueshlm me vranësira. Do të fryejë erë e dobët nga drejtimi verior.

Të hënën pasdite dhe në orët e natës drejt të martës do të ketë kushte për dukuri të reshjeve të dobëta lokale të borës. Prej të martës do të ektë ngritje graduale të temperaturave, si të mëngjesit, ashtu edhe të ditës dhe do të nisë periudhë e temperaturave pozitive të ditës. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: