Komunikacioni pa ndalesa, kujdes nëpër gryka

Shkup, 24 janar 2016 – Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Për shkak të temperaturave të ulëta, në vendet më të larta malore dhe nën hije ka mundësi për paraqitjen e ngricave, informojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Prej atje rekomandojnë kujdes të jashtëzakonshme në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor  dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. 

Kujdes të veçantë, është e nevojshme në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Nga LAMM përkujtojnë se nga 15 nëntori 2015 hyri në fuqi obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky obligim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2016./Radio Vala

 815 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: