Shpallje për subvencione në pajisje dhe mekanizëm bujqësor

Shkup, 22 janar 2016 – Është publikuar thirrje për dorëzim të kërkesave për shfrytëzim të mjeteve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2016 për investime në pajisje dhe mekanizëm bujqësor për kultura të drithit dhe ato industriale.

Siç njoftoi Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillimin Rural, afati përfundimtar për aplikim është 20 shkurti i vitit 2016, ndërsa kërkesat dorëzohen në mënyrë elektronike, pas regjistrimit të bërë në e-baranje.ipardpa.gov.mk.

Mjetet janë të dedikuara për investime për furnizim të mjeteve të reja kryesore, shpenzime operative me mjetet e furnizuara dhe shpenzime të tjera të parapara me Programin për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2016.

Mbështetja financiare paguhet sipas parimit të bashkëfinancimit të investimeve të përfunduara dhe të paguara nga ana e shfrytëzuesit në vlerë prej 50 për qind nga vlera e shpenzimeve të aprovuara të pranueshme për investime, në qoftë se ndryshe nuk është përcaktuar. Shkalla e bashkëfinancimit rritet në rastet kur aplikuesit janë bujq të rinj dhe kur ekonomitë bujqësore janë të locuar në rajonet me mundësi të kufizuara dhe bashkësi të paqasshme rurale deri në vlerë prej 75 për qind.

Të drejtë për shfrytëzim të mjeteve kanë ekonomitë bujqësore të regjistruar në Regjistrin e vetëm.

Udhëzimet për regjistrim të aplikuesve në sistemin për dorëzim elektronik të kërkesës nuk të merret në faqen fillestare e-baranje.ipardpa.gov.mk. Për regjistrim në sistem të gjithë palët e interesuara nevojitet që t’i azhurnojnë të gjithë të dhënat për ekonomitë bujqësore të regjistruar në Regjistrin e vetëm të Ekonomive bujqësore pranë Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Informata më të hollësishme të interesuarit mund të marrin në qendrën kontaktuese të Agjencisë në tel. (02) 3097-460 ose në e-adresën ipardpa.info@ipardpa.gov.mk, si dhe në ueb-faqen www.ipardpa.gov.mk. /Radio Vala

 4,151 total views,  9 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: