Muftiu i BFI-së së Gostivarit, Fetahu e priti në takimin zëvendësdrejtorin e Doganave, Lavdrim Veliun

Gostivar, me 22 janar 2016

Me ftesë të Muftinisë së Bashkësisë Fetare Islame – Gostivar, në selinë e Muftinisë qëndroi për vizitë zëvendës drejtori i Doganave të Republikës së Maqedonisë, z. Lavdrim Veliu. 

Ai u prit zyrtarisht nga ana e Muftiut Hfz. Shaqir ef. Fetai dhe stafi i tij. 

“Në këtë takim u bisedua për shumë çështje që e kaplojnë shoqërinë tonë. Qëllimi i vizitës ishte që Muftinia e BFI – Gostivar, t’i shpreh falënderimet e sinqerta zëvendës drejtorit Veliu dhe ekipit të tij që në haxhin e kaluar, haxhinjtë që udhëtuan me Bashkësinë Fetare Islame në përgjithësi, e me theks të veçantë haxhinjtë nga Gostivari, si asnjëherë më parë, kaluan me të gjitha procedurat doganore, duke mos pasur asnjë pengesë, për çka, Muftiu Fetai dhe stafi i tij falënderuan përzemërsisht këtë gjest human të zëvendës drejtorit Veliu”, thuhet në njoftimin e Muftinisë së BFI-së në Gostivar. 

Në fund të takimit u shkëmbyen disa dhurata simbolike. /Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Komuna e Gostivarit vazhdon të përkrah manifestimin tradicional “Mirë se erdhe o Resulall-llah” 

    Gostivar, me 18 Prill – 2017   Në organizim të Muftinisë së  Bashkësisë …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: