Agjencia për media e përshëndeti Kodeksin mediale për sjellje zgjedhore

Shkup, 22 janar 2016  – Asociacioni i gazetarëve të Maqedonisë (AGM) kumtoi se Kodeksi për sjellje zgjedhore të cilin AGM-ja e prezantoi javën e kaluar, ka marrë mbështetje nga Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale.

“Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuale e përshëndet iniciativën e Asociacionit të gazetarëve të Maqedonisë për përpunimin e Kodeksit për sjellje zgjedhore. Konsiderojmë se është e rëndësishme të potencohet se kodekset kanë të bëjnë me parimet, vlerat, standardet dhe rregullat për sjellje të nënshkruesve të tij”, thuhet në shkrimin e dërguar nga Agjencia deri te AGM-ja.

Kodeksi për sjellje zgjedhore të cilin e propozon AGM-ja ka të bëjë për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje si dhe për mediat dhe punonjësit medialë, Agjencia për mediat dhe për vëzhguesit ndërkombëtarë. 

Sipas këtij Kodeksi gjatë fushatës zgjedhore, si joetike do të konsiderohet minimi i sistemit të Maqedonisë për zgjedhje të lira ose pengesa e shprehjes së plotë të lirë të votuesve, si dhe zgjerimin e akuzave të pabaza kundër kandidatëve, mediave publike dhe komerciale dhe punonjësve medialë. Prezantimi i gënjeshtrave për jetën private të pjesëmarrësve në zgjedhje, si dhe shfrytëzimi i të dhënave private të marra në mënyrë të paligjshme të cilat mund të shfrytëzohen për qëllime të kundërta në vlerat themelore, gjithashtu do të ishin të pamjaftueshme gjatë fushatës zgjedhore.

Kodeksi parasheh që të gjithë votuesit të kenë të drejtë të marrin informacione të paanshme për partitë dhe kandidatët nga të gjitha mediat publike, ndërsa të gjitha partitë dhe kandidatët të kenë të drejtë të kushteve të barabarta për fushatat e tyre zgjedhore.

“Gjatë fushatës zgjedhore dhe procesit zgjedhor, e palejueshme do të ishte që aktivitetet ose qëllimet lidhur me fushatën nga fonde të palocuara, pajisje, materiale ose hapësira në pronësi të Qeverisë, si dhe lidhshmëri e organizatave joqeveritare me partitë politike”, kumtoi AGM-ja. Kodeksi i promovuar nga AGM-ja njëherit e inkurajon Misionin e Bashkimit Evropian në Maqedoni, si dhe Misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR për ta ndjekur sjelljen mediale gjatë procesit zgjedhor./Radio Vala

 

 3,939 total views,  4 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: