Han: Bashkëpunimi nga të gjitha partitë rruga e vetme drejt zgjedhjeve të lira dhe të drejta

Shkup, 21 janar 2016  – Eurokomisari pë negociata për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han, në profilin e tij në Tuiter paralajmëroi se në shkurt vjen në Shkup me qëllim që të kontrollojë përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Ai me porosi se bashkëpunimi konstruktiv nga të gjitha partitë është rruga e vetme drejt zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

“Janë të mirëseardhur hapat e parë të opozitës të mbetet e kyçur në proces. Gjithashtu, nevojiten shpejt të bëhen përpjekje serioze nga partitë në pushtet lidhur me Listën zgjedhore, Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe reformat në mediume. Bashkëpunimi konstruktiv i të gjitha partive është rruga e vetme për t’u siguruar zgjedhje të drejta dhe demokratike. Punët tani duhet të përshpejtohen. Vij sërish në Shkup në shkurt për të kontrolluar përparimin lidhur me përgatitjet për zgjedhjet së bashku me Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe komunitetin ndërkombëtar”, shkruan eurokomisari Han në postimin e tij në Tuiter./Radio Vala

About Kasam Selimi

Check Also

Mickoski: Një ditë pas ditëlindjes sime, më 30 shtator do ta shihni vendimin tim për referendumin

E shfrytëzoj këtë rast t’u drejtohem personalisht qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, ndërkaq e njëjta …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: