Komuna e Gostivarit: Procedura tenderike për transportin e nxënësve e kryer në kohë

Gostivar, 21 janar 2015  – Komuna e Gostivarit përmes një kumtese për media, pas akuzave të RDK-së për detyrimin e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme që të paguajnë për transportin edhe pse transporti i tyre është falas, njofton se procedura tenderike është kryer me kohë dhe se operatori kryesor është zgjedhur sipas kritereve të paracaktuara me ligjin për furnizime publike dhe se kontrata me operatorin kryesor është nënshkruar me datë 19 Janar të vitit 2016.

Për shkaqe teknike nga ana e operatorit kryesor, thuhet më tej, në ditën e parë të fillimit të procesit arsimor të gjysmëvjetorit të dytë shkollor, janë hasur mangësi në realizimin e transportit publik të nxënësve.

“Me vërejtjen e këtyre anomalive, i ndërmorëm të gjitha hapat e duhura duke rënë në kontakt me operatorin kryesor. Pasi u sqaruan të gjitha dilemat, nga dita e Hënë, do të vijohet me procesin e rregullt të bartjes së nxënësve sipas kontratës së nënshkruar me operatorin kryesor”, thuhet në kumtesë.

Komuna e Gostivarit, shtohet më tej, kërkon ndjesë për situatën e krijuar pa dashje. “Shprehim habinë se si një subjekt politik shfrytëzon një moment të tillë për të dalur në opinion dhe për të bërë politikë ditore në kurriz të fëmijëve. Kujtojmë këtë subjekt politik se Komuna e Gostivarit ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme që gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2015 / 2016 të fillojë në të gjitha shkollat dhe pa asnjë problem”, shtohet më tej në kumtesën e Komunës së Gostivarit.

Kujtojmë, thuhet, se brenda kohës sa zgjati pushim dimëror, janë kryer investime në disa shkolla publike të Komunës së Gostivarit, siç është ndërrimi i komplet nyjeve sanitare në shkollën e mesme komunale ekonomike, si dhe ndërrimi i dyerve dhe dritareve në shkollën fillore “Përparimi”, në fshatin Çegran.

Nga viti 2013, thuhet, kur populli ia dha besimin dhe mandatin kësaj udhëheqje të Komunës së Gostivarit, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme publike janë bërë investime kapitale që ky subjekt politik, siç shtojnë, as që ka mundur t’i paramendojë e lëre më t’i realizojë, edhe pse ka udhëhequr me Pushtetin lokal në Gostivar nga vitit 2009 deri në vitin 2013.

“Arsimi publik në Komunën e Gostivarit në asnjë periudhë nuk ka njohur investime të tilla të rëndësishme dhe kapitale, andaj çdo akuzë nga ky subjekt politik konsiderohet tendencioz dhe me motive për të përfituar politikisht pa ndonjë argument të shëndoshë.Popullata e Gostivarit e ka bërë me kohë dallimin mes njerëzve që punojnë dhe njerëzve që merren me komunikate për media”, thuhet në fund të komunikatës./Radio Vala

 871 total views,  7 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Enver Maliqi emërohet nënkryetar i Shkupit

Siç informojnë autoritetet e qytetit kryebashkiaku i Shkupit Petre Shilegov emëroi Enver Maliqin për zëvendës të …

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: